Biden, tjetër sulm ndaj Trump/ Nuk duhet t`i marrë më informacionet e zbulimit

06/02/2021 15:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden thotë se paraardhësi i tij Donald Trump duhet të ketë qasje në informacionet e zbulimit.

Këtë kërkesë, shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë e argumenton me “sjelljen e çorientuar të paraardhësit”, dhe shqetësimit se ai mund t’ua japë atë informacion të tjerëve, tha zoti Biden në një intervistë të premten. “Mendoj se jo“, tha zoti Biden kur u pyet nga drejtuesja e emisionit CBS Evening News, Norah O’Donnell nëse ish-presidenti republikan  duhet t’i merrte informatat e shërbimeve të inteligjencës.

Ish-presidentët amerikanë tradicionalisht kanë marrë vazhduar të marrin disa informacione zbulimi edhe pasi kanë lënë detyrën.  Trump e denigronte shpesh komunitetin e zbulimit dhe nuk preferonte raportime të gjata të inteligjencës gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai kishte vënë gjithashtu në pikëpyetje përfundimet e zbulimit amerikan sipas së cilave Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.

Do të preferoja të mos spekuloja me zë të lartë. Thjesht mendoj se nuk ka nevojë që ai të ketë informacione të tilla. Çfarë vlere ka t’i japësh atij një përmbledhje informacioni zbulimi? Çfarë ndikimi ka ai, përveç faktit se mund t’i rrëshqasë goja dhe të thotë diçka?”, thotë Biden.

Trump nuk mori pjesë në inaugurimin e Biden në 20 janar, ku ishin të pranishëm ish-presidentë të tjerë të Shteteve të Bashkuara, duke zgjedhur të udhëtojë në Florida, ku është vendosur pas presidencës.

Top Channel