Fotot ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të qytetit të Librazhdit dhe shkaku dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.

Kamioni ka përplasur motorin në të cilin udhëtonin burrë e grua. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake shkak dyshohet të jetë një parakalim i gabuar.

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel