Me Davide Ballardinin, Genoa është një tjetër skuadër.

Ekipi ligur mposhti edhe Napolin me rezultatin 2-1 duke regjistruar fitoren 4-t në 5 ndeshjet e fundit në të cilat ka grumbulluar 13 pikë duke u ngjitur në vendin e 11-të renditjes.

Për Napolin e Gattusos kjo disfatë konsiderohet shumë rëndë pasi cënon ndjeshëm objektivat dhe vë ne diskutim edhe të ardhmen e Ringios. 2 gola të shpejtë të veteranit Goran Pandev në pjesën e parë i hapën rrugën suksesit të Genoas.

Të kaltrit shkurtuan shifrat me Politanon në minutën e 79-të por vetëm kaq pasi tre pikët shkuan për Genoan.

Top Channel