Rriten rastet në Turqi, 8.089 të shëruar dhe 7.897 raste të reja me COVID

06/02/2021 22:33

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.897 raste të tjera të koronavirusit të ri  përfshirë 618 pacientë simptomatikë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,52 milionë, prej të cilëve 26.685 kanë vdekur, përfshirë 108 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 8.089 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,41 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 30,48 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 137.649 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.337.

Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.

Top Channel