Ekspozita frymëzuar nga tërmeti/ Artisti Oltsen Gripshi e realizoi pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë

06/02/2021 21:05

Në projektin e artit bashkëkohor të quajtur Pavioni, Oltsen Gripshi është artisti I tretë që vjen me ekspozitën e tij.

Një ekspozitë fund e krye kushtuar jetës. Himnit të jetës apo stinëve të qenies. E fillon nga dimri me një simbolikë shumë të veçantë dhe personale, jorganin e pajës së nënës së tij.

Kjo ekspozitë ka marrë jetës pas tërmetit të nëntorit 2019, ku shtëpia e tij u rrënua e gjitha.

“Është ndër të paktat sende që unë kam arritur të shpëtoj nën rrënojat e shtëpisë që tashmë nuk ekziston më. Në këtë ekspozitë personifikon dimrin. Një hapësirë të ftohtë, të akullt e të errët. Kemi pranverën, stinën fill pas dimrit. Vjen me ngjyra të ngrohta. Me simbolin e dallëndyshes. Me një të verdhë verbuese, përfaqësohet vera. Me gjarprin simbol mbrojtës të territorit të tij”, tha ai.

“Kjo është hapësira e një territori të caktuar. Si territori I shtëpisë sime, dhe gjarpëruar  nga simbolika e gjarprit, e cila është simbolika e mbrojtjes. Instalacioni me gjethe është vjeshta, të cilin autoi kërkon ta përvetësojmë. Të futeni në territorin e saj. Të prekni gjethet dhe ndjeni aromën e tyre. Lindja përfaqësohet nga tulipani, kafka përfaqëson vdekjen dhe koha është në infinit”, tha Gripshi.

“E gjithë ky instalacion më vete përbashkohet nga veza, që ka të bëjë me embrionin, apo lindjen e gjithësisë.”

Top Channel