Qeveria e Tanzanisë ka insistuar se vendi është “çliruar” nga koronavirusi. Kjo është arsyeja kryesore që qeveria në këtë vend nuk ka marrë asnjë hap, për të vaksinuar popullsinë e saj kundër virusit.

Pavarësisht qëndrimit të autoriteteve zyrtare, dëshmi nga shteti afrikan tregojnë se virusi është ende aktiv dhe shumë persona të tjerë kanë humbur jetën, por të dhënat nuk janë paraqitur në raportimet zyrtare.

Shumë njerëz kanë frikë të ngrenë zërin për këtë problem pasi kanë frikë nga reagimi i autoriteteve.

Presidenti John Magufuli ka paralajmëruar, pa dhënë ndonjë provë, se vaksinat ndaj Covid-19 mund të jenë të dëmshme dhe në vend të tyre ka nxitur qytetarët që të përdorin avull dhe ilaçe bimore.

Top Channel