Pelivan Sinorrapaj nga Ballsh, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në këtë spital, pasi më datë 29 janar në mbrëmje Pelivan Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokë, ku këta të fundit e kanë dhunuar.

Pasi kaluan disa orë duke konsumuar alkool 57-vjeçari me tre shokët Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj, 53 vjeç dhe Ferdinand  Meraj, 44 vjeç, u konfliktuan për politikë sipas dëshmitarëve.

Sherri vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku Pelivan Sinorrapaj u godit dhe u gjakos dhe u la në mes të rrugës.

Mësohet se viktima është baba i tre fëmijëve, ndërsa policia ndaloi autorët ndërkohë që gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” disa ditë më parë. Por tani, ata do të përballen me akuzën e plagosjes me pasojë vdekjen.

Top Channel