Zara Larsson vjen me album të ri, rrëfen ku është frymëzuar për “Poster Girl”

06/02/2021 17:31

Këngëtarja e “Wow” do të lançojë rekordin e saj të tretë më 5 mars.

Zara Larsson ka zbuluar se përqafoi rrënjët e saj suedeze dhe u  frymëzua nga legjendat e muzikës pop ABBA.

Ajo tha: “Unë kam qenë vërtet e frymëzuar nga legjendat suedeze të muzikës pop si ABBA, Roxette, Robyn,  padyshim që jam krenare për trashëgiminë e kulturës pop të vendit tim.

Kuptova se për mua, pop-i ka qenë gjithmonë një formë e arratisjes. Tani kemi Tik Tok, kemi Instagram, dhe algoritme që të thithin dhe të largojnë nga realiteti, por, duke u rritur, kuptova që pop-i ishte forma ime e arratisjes. Mendoj se është shumë e lidhur me mua dhe dua të argëtoj njerëzit”.

Që pas publikimit të “So Goo”‘ në vitin 2017, 23-vjeçarja është pyetur  shpesh për dashurinë dhe kush është në jetën e saj.

Albumi im ka të bëjë me atë që dua të bëj, atë për të cilën dua të flas dhe flas gjithmonë për dashurinë, sepse e ndiej se kjo është ndjenja më e rëndësishme në të gjithë botën”, shtoi ajo.

Ndjej se kam arritur shumë kreativitet në këtë album, kështu që e lejova të ishte më pop dhe me më shumë ritme kërcimi, sepse e dua popin. Nëse ju pëlqeu ‘So Good’, mendoj se do ju pëlqejë shumë ky album. Është më argëtues”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel