Dashuria e vjetër/ Fansat kundër Justin Timberlake pas dokumentarit për ndarjen e hidhur nga Britney Spears (fotot)

06/02/2021 20:13

Fansat e këngëtares së njohur amerikane Britney Spears kanë kërkuar së fundmi që ish-i dashuri i famshem i adoleshencës Justin Timberlake t’i kërkojë falje, pas një dokumentari të ri mbi historinë e tyre.

Ekspozeja e re tregon mbi anën e errët të famës së dikurshme të këngëtares 39-vjeçare, e cila u bë e njohur që fëmijë, deri në krizën e saj psikologjike dhe emocionale në 2007, dhe akuzat e mevonshme ndaj te atit.

Një numër i madh amatorësh kanë kërkuar tashmë që 40 vjeçari Justin Timberlake të kërkojë falje për njollosjen e imazhit të Britney pas ndarjes së tyre në 2002.

Gjatë viteve të adoleshencës Britney e rritur në Louisiana, ishte kthyer në një objekt të seksualizuar spektakli prej pretendimeve të saj publike se ishte e virgjër. Më pas me intervistat e fokusuara në trupin e saj dhe marrëdhënien me Timberlake, ata të dy u bënë një nga çiftet më të famshëm të muzikës ‘pop’.

Çifti u nda në vitin 2002, kur Justin akuzoi ish-të dashurën se e tradhtonte në lirikat dhe videon e këngës së tij të famshme ‘Cry Me A River’.

Teksa Britney vazhdonte të mbronte publikisht faktin se ishte e virgjër, Justin sugjeronte të kundërtën në komentet e tij.

Pas dokumentarit të transmetuar mbrëmë në SHBA, shikuesit vërshuan në rrjetet sociale duke denoncuar Justin dhe një nga intervistueset kryesore të Britney, Diane.

Një prej komenteve thoshte: “Justin Timberlake mori hakmarrjen e tij me këngën … ndërsa Britney duhet të dilte në intervistë duke qarë me monstren Diane Sawyer”.

Një tjetër shkruante: “Njerëz të ligë ata që pyesnin përherë një adoleshente si Britney nëse je e virgjër, apo për gjoksin e saj, ndërsa Justin Timberlake njoftonte publikisht se e kishte bërë me të”.

Disa të tjerë dilnin në mbrojtje të Justin, duke shpjeguar se edhe ai ishte i ri, në kohën e ndarjes nga Britney.

FOTO GALERI
1/5
Përformanca famëkeqe të tij me Janet Jackson, në spektaklin e finales së Super Bowl 2014, ku Janet u detyrua të dilte e zhveshur.

Top Channel