Partizani përfitoi nga disfata e Vllaznisë ndaj Lacit dhe arriti të mposhte Bylisin me rezultatin 2-1 duke e shkurtuar në 6 pikë diferencën me skuadrën shkodrane dhe duke marrë vendin e dytë në klasifikim.

Në Stadiumin ‘Adush Muca’ të Ballshit, partizani nuk e pati aspak të lehtë këtë ndeshje, megjithatë arriti të marrë 3 pikët e saj. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 0-0 me Bylisin që humbi shansin e artë për të marrë avantazhin pasi Kojic humbi një 11 metërsh të fituar në minutën e 43.

Pas pushimit të ndeshjes, Partizani mori avantazhin me Cinarin që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Gjërat u vështirësuan për Bylisin që pa t’i ndëshkohej me karton të kuq Ymerslilaj, nDërsa partizani gjeti edhe golin e dytë me Caran. 4 minuta nga fundi i sfidës, Carkanji vetëm sa shkurtoi diferencën e golave në 2-1 për Bylisin që mbetet në vendin e parafundit me 12 pikë po aq sa edhe Skënderbeu.

Teuta rikthehet te fitorja në kampionat dhe këtë e bëri në Niko Dovana në ndeshjen ndaj Apolonisë me rezultatin e ngushtë 1-0. Fati i takimit u vendos 13 minuta nga fundi i ndeshjes kur Hoxha shënoi golin që i dha këtë fitore skuadrës së Edi Martinit që tani e sheh veten në vendin e katërt të klasifikimit me 30 pikë, po aq sa edhe Laci që fitoi ndaj Vllaznisë.

Tirana ia hidhëron debutimin Migen memellit në pankinën e skënderbeut teksa e mundi skuadrën korcare me rezultatin 2-0. Bardhebluve të Orges Shehit iu mjaftoi pjesa e parë për të çuar ndeshjen në drejtimin e dëshiruar.

ë minutën e 11 kampionët e Shqipërisë morën avantazhin me Taulant Seferin që shënoi golin e dytë radhazi personal pas atij ndaj Apolonisë. Nuk kaloi shumë kohë dhe Hoxhallari pas ekzekutimit të një goditje këndi shënoi edhe golin e dytë për Tiranën që më pas e administroi me lehtësi këtë fitore që e ngjit atë në kuotën e 26 pikëve.

Top Channel