E martë, 22 Shtator 2020
05:05
Dhuna në Afganistan nuk ka të ndalur, pavarësisht bisedimeve të paqes

Të paktën nëntë ushtarë afganë u vranë pas një sulmi të militantëve talibanë. Sulmi ndodhi në fshatin Nav Abad të rajonit Dasht-e-Qala, i tha një burim agjencisë së lajmeve Tolo.

04:43
Presidenti Trump dakort me marrëveshje e re për TikTok-un

Presidenti Donald Trump thotë se i ai ka dhënë “pëlqimin” e tij një marrëveshjeje të propozuar që parashikon që kompania e aplikacionit të mediave sociale TikTok të hyjë në partneritet me kompanitë Oracle dhe Walmart për t’u bërë një kompani amerikane.

04:21
SHBA, sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione të reja gjithpërfshirëse ndaj Iranit për të frenuar kërcënimet bërthamore, me raketa dhe armë konvencionale, pasi Uashingtoi pohoi se embargoja e armëve nga Kombet e Bashkuara kundër Iranit ishte rivendosur për një kohë të pacaktuar të shtunën.

03:59
SHBA, 3 qytete mund të humbasin fondet federale

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të hënën se tre qytete në SHBA kanë “lejuar dhunën dhe shkatërrimin e pronës” dhe kërcënoi se do të shkurtojë fondet federale nëse ato nuk marrin masa për të rivendosur rendin dhe ligjin. Sipas një njoftimi për shtyp, Nju Jorku, Portlandi i shtetit Oregon dhe qyteti Siatëll i shtetit Uashington, rrezikojnë humbjen e fondeve.

03:41
CDC-ja heq udhëzimet mbi transmetimin nga ajri të koronavirusit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-rekomandimi ishte postuar gabimisht. Udhëzimet tashmë të hequra, postuar në faqen e internetit të agjencisë të premten, u rekomandonin njerëzve që të përdorin pastrues për ajrin për të zvogëluar sasinë e mikrobeve që qarkullojnë përmes ajrit në ambjente të brendshme me qëllimin për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

03:20
Presidenti Trump do të emërojë një grua si anëtare të Gjykatës së Lartë

Presidenti Donald Trump duket i përqendruar në emërimin e një prej tre juristeve konservatore gra që ai ka caktuar në gjykatat federale të apelit për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq javën e kaluar. Në një intervistë për televizionion Fox News të hënën në mëngjes, zoti Trump tha se do ta bëjë të njohur zgjedhjen e tij të premten ose të shtunën dhe se lista e tij tani ka pesë emra.

02:58
SHBA: Ashpërsohet beteja për anëtarin e ardhshëm të Gjykatës së Lartë

Ndërsa vendi mban zi për anëtaren e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten, Presidenti Donald Trump ka premtuar se do të emërojë personin që do ta zëvendësonte atë këtë javë. Kreu i Senatit tha se do të mbante seancë për konfirminin e kandidatit ose kandidates, por demokratët po kundërshtojnë. Dy senatore republikane thanë se votimi në Senat duhet bërë pas zgjedhjeve presidenciale. Ajo që është e qartë është se të dyja partitë po e konsiderojnë emërimin e anëtarit të ri të Gjykatës së Lartë si një betejë kyçe, vetëm gjashtë javë para zgjedhjeve

02:36
Mrekullia në Napoli/ Ndodh çudia me gjakun e shenjtit mbrojtës të zonës

Në Napoli është përsëritur mrekullia e San Gennaros: gjaku i tharë i shenjtit mbrojtës të zonës mori forme të lënget! Lajmi u dha nga kardinali Crescenzio Sepe përpara një kishe thuajse të zbrazur për shkak për masave kundër Covid-19.

02:15
Bashkimi familjar në Gjermani/ Pandemia ka zgjatur kohën e pritjes në ambasadat e vendeve të Ballkanit

Pandemia ka zgjatur kohën e pritjes në ambasadat gjermane për bashkim familjar, bëhet e ditur nga një përgjigje e qeverisë gjermane në Bundestag. Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Serbia për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në Gjermani.

01:53
Spitalet po mbushen sërish, Madridi kërkon ndihmën e ushtrisë

Spitalet po mbushen sërish në zonat e nxehta të Covid-19 në Spanjë e Francë. Autoritetet atje paralajmërojnë se repartet e terapive intensive mund të mbushen sërish brenda disa javësh, megjtihatë aktulisht gjendja nëpër spitale nuk i afruar niveleve katastrofike të marsit dhe prillit.

01:31
Greqi, rekord infektimesh/ 453 raste të reja me Covid-19 dhe 6 viktima në 24 orë

Numri i rasteve me Covid -19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar rekord prej fillimit të pandemisë pasi Organizmi Kombëtar i Shëndetsisë ka deklaruar 453 të prekur.

01:16
Rrëmbehet i vdekuri nga Covid-19/ Maqedoni e Veriut, familjarët mësyjnë në spital dhe marrin trupin e 49 vjeçarit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një i vdekur është rrëmbyer nga spitali prej familjarëve të tij. Viktima ishte shtruar në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, presion të lartë të gjakut dhe ethe. Drejtori i spitalit në qytetin e Strumicës, Naqe Gogov tha për mediat se një grup prej 20 personave kanë arritur të hyjnë në ambjentet e brendshme të qendrës spitalore dhe e kanë nxjerrë me gjithë krevat 49 vjeçarin e pajetë.

01:00
“OKB, gurthemeli i bashkëpunimit”- Presidenti Meta përshëndet 75 vjetorin e themelimit të organizatës

Në 75 vjetorin e krijimit të Kombeve të Bashkuara, që këtë vit për shak të pandemisë, takimi i shtatorit u mbajt online, Presidenti Ilir Meta e vlerësoi organizatën gurthemeli të bashkëpunimit global.

00:48
I dërguari i Trump në Kosovë/ Grenell: Nuk duam fjalë boshe

Për ta vënë sa më shpejtë në zbatim marrëveshjen e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, emisari amerikan për dialog, Richard Grenell zhvilloi një vizitë tjetër në Prishtinë. Me vete kishte edhe 13 anëtarë, udhëheqës të departamenteve të shtetit, korporata për financim dhe agjenci.

00:17
Gattuso: Osimhen është super talent, nëse qëndron me këmbë në tokë…

Victor Osimhen u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit me transferimin e tij te të kaltrit për 70 milionë euro nga Lille në merkaton e kësajve vere.

00:09
Media greke zbulon prapaskenat për detin: Greqia t’i bëjë Ramës një ofertë që s’do ta refuzojë

Takimi i kryeministrit Rama me Erdogan para se të merrte pjesë në forumin e organizuar nga The Economist në Greqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave greke.

E hënë, 21 Shtator 2020
23:52
Super Ibrahimovic, Milani e nis sezonin me fitore

Milani i Stefano Piolit e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Serie A duke marrë suksesin e parë dhe tre pikët e para. Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin e pastër 2-0 Bolognan e Sinisa Mihajlovic në një sfidë ku liderin e vërtetë të kuqezinjëve e bëri i përhershmi Zlatan Ibrahimovic.

23:35
Man.City nuk gabon, triumfon në transfertën delikate ndaj Wolves!

Manchester City i Pep Guardiolës merr tre pikët e para në sezonin 2020-2021 të Premier League. Citiziens të cilët debutimin e bënë në sfidën përmbyllëse të raundit të dytë, arritën të fitonin në transfertën ndaj Wolves me rezultatin 1-3.

23:24
U kap me pistoletë në Morinë/ Vjen lajmi i mirë nga Fjolla Morina, ajo pret të…

Në fundjavë këngëtarja e njohur Fjolla Morina u kap më armë në pikën kufitare në Morinë teksa hynte në Shqipëri.

22:54
Sot yje të Hollywood, po ja si dukeshin këto bukuroshe kur vetëm ëndërronin të bëheshin të famshme

Ata kanë yje në Hollywood Walk of Fame, çmime të shumta dhe miliona fansa në të gjithë botën.

22:52
Emri/ Masakroi të moshuarin me thikë, arrestohet autori i plagosjes në Kavajë

Ka rënë në prangat e policisë autori i dyshuar për plagosjen e 60-vjeçarit Besnik Çelmeta në Kavajë.

22:44
Fotot/ Art magjepsës me fruta e perime…me vetëm një thikë

 Daniele Barresi nga Italia është një stilist i gdhendjes.

22:41
“Bombë” në moshën 51-vjeçare, këngëtarja e famshme i lë me gojë hapur fansat me pozat seksi (FOTO)

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, duket se nuk njeh moshë. Është 51 vjeçe dhe është super seksi. Së fundmi, ajo ka pozuar me një palë bikini, duke treguar se mosha për të është thjesht një numër.

22:30
Elvana Gjata i “vë” flakën rrjetit, shfaqet në superformë me bikini…

Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun, pasi përveç zërit të ëmbël, është një femër mjaft tërheqëse dhe e bukur.

22:24
Fotot/ Artistja ruse krijon kafshë të vogla me grep, mund t’i merrni kudo që të shkoni

 Anastasia Kirs mësoi të thurte që fëmijë, nën tutelën e gjyshes së saj dhe këtë tashmë e ka kthyer në biznes.

22:15
Taulant Balla bën deklaratën e fortë në ‘Open’ : Po nuk mora vota sa për një madat, do të…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa diskutonte me të ftuarit në panel në emisionin ‘Open’ për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka lëshuar një deklaratë të fortë.

22:14
Debati për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla: Presidenti ka zgjedhur një mënyrë harbute…

Deputeti i PS-së Taulant Balla i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e sotme komentoi deklaratën me ton kërcënues dhe ultimativ ndaj Edi Ramës  e mazhorancës  nga presidenti Ilir Meta të mbajtur para disa ditësh.

22:12
Nga një kopsht të varfër, në një hapësirë “përrallore”/ E reja bën “magji” me vetëm pak euro

Të gjithë kemi një cep në shtëpi, kopsht apo oborr që është lënë paksa pas dore.

21:57
Rrëzohet aeroplani në SHBA, ndërrojnë jetë katër persona

Me anë të një deklarate, Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit në SHBA, ka njoftuar se katër persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani.

21:51
‘Kleçka’ me listat e hapura? Taulant Balla përplaset me gazetarët: Si do zgjidhen deputetët…

Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar sot në emisionin “Open” të Eni Vasili, ka sqaruar se si do funksionojnë listat e hapura.

21:45
“E paska matematikën si Luli”/ Taulant Balla debaton ashpër me juristin në “Open”

Në studion e emisionit “Open” drejtuar nga Eni Vasili, po flitet mbi listat që do të aplikohen në zgjedhjet e ardhshme.

21:40
Emmy Awards 2020, fituesit dhe momentet kryesore të ceremonisë

Pa tapet të kuq, me prezantim në një teatër bosh, dhe yje të Hollywood-it që u bënë pjesë e eventit nga dhoma e gjumit apo salloni ndjenjes i shtëpisë së tyre, “Emmy Awards 2020” ishte pa dyshim një nga ceremonitë më unike të realizuara ndonjëherë.

21:39
Fotot që do t’ju bëjnë të ndjeni magjinë e qiellit me yje

Astrofotografia është një nga zhanret më të reja të fotografisë.

21:37
Balla në Open: Për listat e hapura u bazuam në shembujt e huaj

Këtë puntatë në Open në Top Channel po diskutohet për hapjen e listave, të cilat kanë krijuar sërish një debat të fortë mes opozitës dhe mazhoracës.

21:34
Zbulohen e zhvarrosen 27 sarkofagë 2,500 vjeçarë në Egjipt

Një total prej 27 sarkofagësh të varrosur prej 2,500 vjetësh janë nxjerrë nga arkeologët në një nekropol të lashtë në Egjipt.

21:32
‘Në PS nuk e bën listën Edi Rama’, Balla në ‘Open’ : Listat e hapura dhe koalicionet janë të mbyllura si diskutim…

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku ka deklaruar se listat e kandidatëve në PS nuk i bën kryetari Edi Rama, por kryesia e partisë.

21:32
Me kurrizin jashtë dhe veshje provokuese, modelja mahnit fansat me format e saj (FOTO)

Ajo u bë e famshme falë çmendurive të saj në shfaqjen e reality MTV, Geordie Shore.

21:28
Gjendet në Laprakë një granatë e vjetër e çaktivizuar

Një granatë e vjetër dore e çaktivizuar është gjetur ditën e sotme në një shkurre në zonën e Laprakës në Tiranë.

21:22
Epike/ Harxhuan mbi 100 euro në restorant, çifti largohet me vrap pa paguar

Kamerat e sigurisë në një lokal të Britanisë kanë fiksuar një moment sa komik aq edhe banal.

21:17
Fotot/ Beyonce dhe Jay Z shijojnë mbrëmjen në New York

Gjatë mbrëmjes Beyonce dhe Jay Z janë fotografuar duke shijuar darkën tek një restorant në New York.

21:11
Elon Musk shpreh mendimet e tij për Bill Gates … ato nuk janë fare pozitive

Njeriu i katërt më i pasur në botë duket se nuk ka fare opinion pozitiv për njeriun e tretë më të pasur në botë.

21:10
75-vjetori i OKB-së, Meta: Gurthemeli i bashkëpunimit shumëpalësh që përfiton gjithë bashkësia globale

Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur ditën e sotme 75-vjetorin e  themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se mbeten ende gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.

21:02
Premtohen 100 milionë dollarë investime në Kosovë

Emisari special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka folur rreth kritikave pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

21:00
Superskandali i Portit të Durrësit – Privati merr terminalin e kontenierëve për 30 mln euro me 300 mijë euro investim!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës procedurat aktuale dhe ndër vite të Autoritetit Portual të Durrësit, i cili ka humbur dhjetëra miliona euro duke e dhënë me koncesion, apo tenderuar, Terminalin e Kontenierëve.

20:57
Greqi/ Rekord të infektuarish me Covid-19, shënohen 6 viktima…

Numri i rasteve me covid -19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar rekord prej fillimit të pandemisë pasi Organizmi Kombëtar i Shëndetësisë ka deklaruar 453 të prekur .

20:57
Kavajë/ Plagosja makabër me thikë në lokal, familjari tregon çfarë ndodhi…

Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në qytetin e Kavajës.

20:28
Mrekulli në SHBA/ Pas një operacioni 11 orësh mjekët arrijnë të ndajnë binjaket e ngjitura

Një lajm i mirë vjen nga SHBA-ja.

20:27
Trafik droge Spanjë-Greqi në kamionët me patatina, arrestohet 29-vjeçari shqiptar bashkë me grekun

Një 29-vjeçar shqiptar bashkë me një shtetas grek është arrestuar për transport të marijuanës me vlerë 700 mijë euro  nga Spanja drejt Greqisë në dy kamionë me patatina.

20:22
“Pagat e mjekëve rriten 40%”/ Rama: Ndërhyrja në buxhet edhe për pagat e mësuesve

Nga Berati ku inspektoi punimet për maternitetin e ri të qytetit, Kryeministri Edi Rama dha shifrën se sa pritet që të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, por edhe mësuesve, me ndërhyrjet që këto ditë do të ketë në buxhetin e shtetit. 

20:18
Vëllezërit ngeleshin pa bukë, sakrifica e Miss-it kur ishin të varfër

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar pjesëmarrësja në “Miss Universe”, Elsa Aliaj.

20:16
Ndalet opera në Madrid prej protestës së audiencës nga mungesa e distancës sociale

Një performancë e operas së Verdit “Ballo me maska” është lënë përgjysmë mbrëmë në Madrid pasi anëtarët e audiencës protestuan për mungesë të distancimit social në sallë, veçanërisht në vendet me çmime më të ulëta.

20:16
Pamjet e rënda/ U konfliktuan për zhurmat, i moshuari masakrohet me thikë në Kavajë, autori e plagosi në sytë e një fëmije

KAVAJË –  Një ngjarje e rëndë është regjistrua në qytetin e Kavajës ditën e premte, ku një person mbeti i plagosur rëndë me thikë nga një tjetër.

20:16
Grenell: Zhvillimi ekonomik do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës me delegacionin amerikan dhe emisarin Richard Grenell.

20:11
Thaçi dekoron Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të presidentit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

19:55
Kolegji bllokon dy gjykatat/ 7 gjyqtarë që do shqyrtojnë ankesat e zgjedhjeve, kandidatë për Gjykatën e Lartë

Reforma zgjedhore, e miratuar më  23 korrik me konsensus nga të gjitha palët politike, po shikohet nga qeveria si pengesë për Reformën në Drejtësi.

19:50
“Do bëhem avokate të mbroj të drejtat”/ Gjimnazistja nga Durrësi që tërmeti e ka lënë prej muajsh pa shtëpi

Në fshatin Kullë të Sukthit, në Durrës, familja e Hajdar Tahirit po përballet me harresën e autoriteteve vendore, ndërsa dimri nuk është larg.

19:47
Sa të dashur ke pasur përpara? Pyetja që bëri vajzat të “ziejnë”

Marisi nuk i kurseu pyetjet në takimin që realizoi me Fjorelën. Njëra prej tyre u komentua shumë nga vajzat e programit.

19:45
Arrestohet gruaja në kufirin SHBA-Kanada për helmin ricinë të dërguar në Shtëpinë e Bardhë

Autoritetet e emigracionit në SHBA thanë sot se një grua është arrestuar si e dyshuar se dërgoi me postë një pako me helm ricinë për presidentin Donald Trump.

19:42
Të shtëna me armë zjarri në Selanik, qëllohet 32-vjeçari shqiptar

GREQI-Një 32-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar m armë zjarri në Selanik.

19:41
Raporti: Banka të rëndësishme kanë qarkulluar para të dyshimta

Shuma të mëdha parash, që dyshohen të jenë të pista, kanë qarkulluar për vite me radhë nëpër disa nga institucionet më të mëdha bankare në botë, sipas një hetim ndërkombëtar të disa gazetarëve investigativë botuar të dielën, bazuar në raporte të rrjedhura nga Departamenti amerikan i Thesarit.

19:31
​Lajçak mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ministrat e C5

Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak diskutoi sot zhvillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ministrat e pesë vendeve të Evropës Qendrore.

19:31
Marisi shpreh live pëlqimin për Fjorelën, dikush futet mes tyre dhe bën xheloz djalin…

Një takim duket se ishte i mjaftueshëm, për të “ndezur” disa ndjenja pëlqimi tek Marisi për Fjorelën.

19:27
​Nis takimi i Hotit me delegacionin e SHBA-së

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij presin sot në Qeveri emisarin special amerikan, Richard Grenellin.

19:25
​Bildt: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Bildt ka qenë politikan që ka ndërmjetësuar në një numër krizash në botë. Aktualisht, krahas tjerash, është bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, organizatë joqeveritare me ndikim që merret me analiza të politikës së jashtme.

19:23
Zbulohet arsyeja e vdekjeve të mistershme të elefantëve në Botsvana

Zyrtarët e botës së egër thanë së fundmi se toksinat e algave mikroskopike të ujit kanë shkaktuar vdekjet më parë të pashpjeguara të qindra elefantëve në Botsvana.

19:18
Fotot/ Veliaj me biçikletë, Rama e Ruçi duke qeshur me njëri-tjetrin, si u dukën anëtarët e PS pas mbledhjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e shtabit elektoral të Partisë Socialiste ka parapëlqyer të vijë me biçikletën e tij.

19:07
“Hienat do të flasin gjithmonë”/ Revoltohen djemtë e “PërPuthen”, i kërkojnë Marisit të kërkojë falje

Takimi i Fjorelës dhe Marisit, u komentua shumë në studion e “PërPuthen”.

18:53
Sot afati i fundit për aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura

Aplikimet për raundin e dytë në Akademinë e Forcave të Armatosura mbyllen sot në mesnatë.

18:52
Rihapet Taxh-Mahal pas 6 muaj mbylljeje/ Rastet me COVID-19 në Indi shtohen

Monumenti i famshëm i epokës Mugale po rihapet për vizitorët, edhe pse pandemia vijon të përhapet në Indi.

18:50
PërPuthen/ Marisi në takim me Fjorelën, djali nuk i kursen komplimentet për bukuroshen

Kjo javë në “PërPuthen”, nisi me takimin e Marisit dhe Fjorelës. Ata u takuan në një bar dhe nisën bisedën për ta njohur më mirë njëri-tjetrin.

18:48
Përfundon mbledhja e shtabit elektoral të PS, zbardhen porositë e Ramës: Qëndrimi i drejtorëve në detyrë do të jetë sipas punës…

Ka përfunduar mbledhja e shtabit elektoral të Partisë Socialiste

18:41
Tërheqja e pasaportave/ Ambasada shqiptare në Greqi: Ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit

Ambasada Shqiptare në Greqi ka sqaruar të gjithë qytetarët lidhur me tërheqjen e pasaportës biometrike nëpërmjet shërbimit postar.  

18:40
Ekspertët: Koronavirusi ndryshon sjelljen seksuale te të rinjtë

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e jetës së njerëzve, si dhe mënyrën e jetesës së përditshme, shkaktuar një krizë ekonomike dhe i detyroi ata të jetojnë me situata stresuese. Por sipas ekspertëve, kjo mund të ndryshojë sjelljen seksuale dhe sociale te të rinjtë.

18:36
Gardërobë me vlerë 5.000 paund/ Njihuni me vogëlushen shqiptare që fitoi vëmendjen e mediave të huaja

Vogëlushja me origjinë shqiptare, Azilea Elezaj, mbushi suplementet e mediave rozë në Britani e më gjerë, për fotot që majaja e saj Suela, publikonte në rrjete sociale.

18:24
Loredana me një super album të ri në dhjetor, “Medusa”

Reperja shqiptare Loredana Zefi ka paralajmëruar një album të ri të quajtaur “Medusa”

18:15
A do të pozonte ndonjëherë nudo? Shqiptarja pjesëmarrëse në “Miss Universe” jep përgjigjen e papritur

Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte e ftuar Elsa Aliaj. Elsa është me origjinë nga qyteti i Laçit, por ka lindur e është rritur në Itali.

18:13
Modelja që humbi 50kg për t’u bërë Miss Britania: Nuk është turp t’i quash njerëzit obezë

26 vjecarja britanike Jen Atkin, e cila më parë peshonte 115 kg para se të luftonte dhjamin për t’u bërë modele, thotë së fundmi se ekspertët e kanë gabim që ndalojnë abuzimin verbal ndaj të shëndoshëve pasi ato fraza kanë qenë vetë frymëzimi i saj.

18:11
​Vidal: Faleminderit, Barcelonë!

Arturo Vidal ka lëshuar një mesazh lamtumirës drejtuar Barcelonës pasi u largua për t’iu bashkuar Interit.

18:11
Itali/ Ndërrojnë jetë 17 persona nga COVID-i, 1350 të prekur gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e  vdekjeve  në 35.724 persona.

18:05
E majtë apo e djathtë?! Ja çfarë është Rudina Hajdari

E ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte deputetja Rudina Hajdari.

18:01
Maqedonia e Veriut/ 7 persona ndërrojnë jetë, 45 të prekur me COVID gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 552 teste për COVID-19 dhe prej tyre 45 persona kanë rezultuar pozitivë.

17:57
Rudina Hajdari tregon në “Top Talk” burimin e financimit të “Nismës Thurje”

Pak kohë më parë, deputetja Rudina Hajdari lajmëroi vendimin se tanimë bën pjesë e “Nismës Thurje”.

17:53
(Fotot) ‘Njolla bari gjithandej’/ Gucci nxjerr xhinset që po “shokojnë” botën, çmimi marramendës…

Në kulmin e krizës globale, firma e njohur Gucci ka zgjedhur një fushatë të çuditshme marketingu, e cila ngjalli debat të madh në mediat sociale dhe jo vetëm.

17:43
​Ali Ahmeti takon ambasadoren amerikane: SHBA mbetet aleati ynë më i fuqishëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot ka realizuar një takim pune me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes, me të cilën ka biseduar mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut në integrimet euroatlantike, duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen, si dhe drejtimin e vendit drejt BE-së.

17:42
Rrëmbehet i vdekuri nga spitali, dyshohej me COVID-19

Në një spital të Maqedonisë së Veriut është rrëmbyer një i vdekur nga familjarët e tij, pasi viktima ishte pranuar në qendrën spitalore në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, presion të lartë të gjakut dhe ethe.

17:37
Gjyqi i Spice Girl/ Ish i dashuri: Psikopate me mendje të helmuar

Ish anëtarja e grupit të famshëm muzikor të vajzave Spice Girls, MEL B po lufton një betejë të ashpër ligjore me ish-të dashurin për kujdestarinë e vajzës së tyre nëntë-vjeçare Madison.

17:34
Luis Suarez afër marrëveshjes me Atletico Madrid

Luis Suarez është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për një transferim te Atletico Madridi, shkruan “Mundo Deportivo”.

17:33
Fotot/ Nora Istrefi një yll Hollywood-i, mbi 2 mijë euro për një veshje

Këngëtarja Nora Istrefi njihet për elegancën e saj dhe rrobat e shtrenjta që preferon të veshi.

17:22
“Do të përfundoj e vdekur”/ E reja bie nga makina që po udhëtonte me shpejtësi të madhe

Një video me përmbajtje të rrezikshme është duke qarkulluar në rrjete sociale. Në të shihet një vajzë, e cila qëndron e ulur në pjesën e xhamit të makinës, pavarësisht faktit që automjeti që ajo po udhëtonte po lëvizte me një shpejtësi prej 110 km/ h.

17:19
Rudina Hajdari në Top Talk: Propozimi i PS-së për hapjen e listave është truk. Padi në Kushtetuese nëse miratohet

Deputetja Rudina Hajdari ka lobuar me forcë që në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 25 prill, të 2021-it, të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor.

17:13
Fotot/ Jonida Vokshi prezanton për herë të parë vajzën e vogël

Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi janë bërë prej kohësh prindër për herë të parë

17:12
​Zidane: Nuk kam probleme me Luka Joviçin

Real Madridi e ka filluar edicionin e ri 2020/21 me një barazim 0-0 në udhëtim te Real Sociedadi dhe me një pamje të re në formacionin startues. Martin Odegaard startoi për Real Madridin në rolin e numrit 10 në rreshtimin 4-2-3-1, derisa Casemiro nuk pati vend në formacionin titullar.

17:01
Oktoberfest/ Grumbullimet ilegale të birrës sjellin frikën e përhapjes së koronavirusit në Gjermani

Ekspertët paralajmërojnë se megjithë anullimin e sivjetshem, festat ilegale të Oktoberfest mund të shkaktojnë valën e dytë të koronavirusit në Gjermani.

16:57
Ambasadori britanik takim me kreun e BKH-së: Ngritja e Byrosë, lajm i keq për ata që s’respektojnë ligjin

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u takua ditën e sotme me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në zyrën e saj.

16:57
Ekspertët në Britani/ Presim 50 mijë raste në ditë

Britania e Madhe mund të regjistrojë 50 mijë raste të reja koronavirusi në ditë deri në mes të tetorit, nëse nuk do të vendosen kufizime të reja – paralajmëron këshilltari kryesor shkencor i qeverisë.

16:54
​Neville: Me dyshen Lindelof – Maguire, Unitedi ta harrojë titullin

Manchester United nuk do të mund ta fitojë titullin e Premier Ligës me dyshen e mbrojtjes Victor Lindelof and Harry Maguire, ka thënë ish-reprezentuesi i Anglisë, Gary Neville.

16:52
​Klopp kritikon ashpër njërin nga anëtarët e stafit pas kartonit të kuq ndaj Christensen

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp u shfaq shumë i pakënaqur me njërin nga anëtarët e stafit të tij teknik, kur mbrojtësi i Chelsea, Andreas Christensen u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Sadio Mane.

16:51
Kur do të fillojë Superliga? Ekipet e futbollit do të ndryshojnë listën e kërkesave për qeverinë

Pas debateve në distancë mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe përfaqësuesëve të qeverisë për ndryshimet e reja në paketën ligjore dhe veçanërisht në pjesën fiskale, palët janë ulur në një tryezë diskutimi.

16:50
Ishte duke përdorur telefonin teksa po udhëtonte me makinë, e reja përplas vjehrrin…

Një shofere në Britaninë e Madhe, ka përplasur me makinë një të moshuar që ishte duke kaluar rrugën në vizat e bardha, duke mos e ditur që i lënduari ishte vjehrri i saj.

16:45
“Përputhen” thyen rekorde shikueshmërie në Youtube, 10 milionë klikime në vetëm 10 puntata

Reality show “Përputhen” në ekranin e Top Channel ka bërë namin në Youtube duke arritur 10 milionë klikime në 10 puntatat e para të tij.