Itali/ Ndërrojnë jetë 17 persona nga COVID-i, 1350 të prekur gjatë 24 orëve

21/09/2020 18:11

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e  vdekjeve  në 35.724 persona.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1350 raste të reja pozitive,  duke e çuar totalin në  299.506 të prekur nga Covid deri në fillimin e pandemisë.

Përveç numrit e të të prekurve dhe të vdekurve, fatmirësisht janë shëruar  352 persona duke e cuar totalin në 218.703.

Në Rajonin e Lombardisë, gjatë 24 orëve të fundit u raportua vetëm për 1 viktimë dhe 90 raste të reja pozitive, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16.923.

Kujtojmë se Italia ka qenë  epiqendra e përhapjes së pandemisë, por në kohët e fundit ka arritur që ta rimarrë veten.

 

Top Channel