Luis Suarez është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për një transferim te Atletico Madridi, shkruan “Mundo Deportivo”.

“Los Rojiblancos” shpresojnë ta finalizojnë marrëveshjen me 33- vjeçarin, por së pari duhet të krijojnë fonde duke u liruar nga shërbimet e Diego Costas.

Operacioni gjithashtu mund të ndihmohet nga ana e sulmuesit nga Uruguai, i cili mund të kërkojë që Barcelona ta paguajë plotësisht pagën e tij për vitin e ardhshëm.  Suarez ishte lidhur edhe me skuadra të tjera si Interi, Juventusi dhe Milani.

Top Channel