Kur do të fillojë Superliga? Ekipet e futbollit do të ndryshojnë listën e kërkesave për qeverinë

21/09/2020 16:51

Pas debateve në distancë mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe përfaqësuesëve të qeverisë për ndryshimet e reja në paketën ligjore dhe veçanërisht në pjesën fiskale, palët janë ulur në një tryezë diskutimi.

Presidentët e Ligës Profesioniste sëbashku me drejtuesit e lartë të FSHF-s kanë qenë të pranishëm në një mbledhje në stadiumin “Air Albania” e cila ka zgjatur mbi një orë me përfaqësuesin e qeverisë deputetin Fidel Ylli. Në përfundim të saj presidenti i ligës profesioniste Edvin Libohova tregon verdiktin e diksutimeve.

“Do të riformulojmë kërkesat”, shprehet Edvin Libohova, president i ligës profesioniste të futbollit.

Ndërkohë që bojkoti mbetet arma e fortë e pjesës së futbollit, përfqësuesi i qeverisë, Z.Ylli kërkon fundin e tij dhe rifillimin e kampionatit si një shenjë pozitive kjo për për vazhdimin e negociatave dhe përmbushjes së kërkesave.

“Duhet që futbolli të fillojë ndërkohë që do të shikojmë përpara në zgjidhjen e këtij ngërci”, u shpreh Ylli.

Ndërkaq pritet që të ketë sërish një riformulim të kërkesave ashtu sic ka pohuar dhe vetë presidenti i Ligës, Libohova, ndësa do të merret shumë shpejt dhe një vendim në lidhje me rifillimine  kampionatit të kategorisë Superiore, e cila duhet të startonte më 12 shtator por është shtyrë për shkak të këtij ngërci të krijuar mes komunitetit të futbollit dhe qeverisë.

Top Channel