Manchester United nuk do të mund ta fitojë titullin e Premier Ligës me dyshen e mbrojtjes Victor Lindelof and Harry Maguire, ka thënë ish-reprezentuesi i Anglisë, Gary Neville.

Sezoni i “Djajve të Kuq” ka filluar me një humbje shokuese nga Crystal Palace me rezultat 3:1 dhe suedezi Lindelof ishte i përfshirë në të tre gola e pranuar.

“Ne mund të flasin vazhdimisht për Jadon Sancon, i cili na pëlqen të gjithëve, por përderisa United nuk angazhon një qendërmbrojtës, i cili lufton në ballafaqime një me një, kurrë nuk do ta fitojnë titullin e ligës,” tha Neville.

“Dyshja momentale Lindelof-Maguire nuk garanton qëndrueshmëri, andaj mendoj se investimi duhet të bëhet në vijën mbrojtëse,” përfundoi ai.

Top Channel