“Është e nevojshme të jemi të vetëdijshëm”, Rama për procesin e integrimit në BE: Hapat e fundit më të vështirat, PS-ja duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë
10/05 13:03
Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u takua ditën e sotme me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në zyrën e saj.
Ata diskutuan në lidhje me vijimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe rëndësinë e rolit të Byrosë për të bërë të mundur këto procese.
Përmes një postimi në Twitter, Norman shkruan se ngritja e BKH-së është një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin.
“Ishte një takim i mirë me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Ngritja e BKH-së është progres i prekshëm për reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin”, shkruan Norman.
Top Channel