(Fotot) ‘Njolla bari gjithandej’/ Gucci nxjerr xhinset që po “shokojnë” botën, çmimi marramendës…

21/09/2020 17:53

Në kulmin e krizës globale, firma e njohur Gucci ka zgjedhur një fushatë të çuditshme marketingu, e cila ngjalli debat të madh në mediat sociale dhe jo vetëm.

Strategjia e përzgjedhur duket se po funksionon më së miri, pasi lajmet për Gucci po zënë faqet kryesore të mediave të huaja.

Së fundi marka e njohur ka nxjerr në treg xhinse me “njolla bari”, të cilat kanë një çmim të kripur për shumë prej nesh, plot 600 paund. Mirëpo nuk dihet sa të përqafohet ky trend te të rinj. Ndërkohë në rrjet kanë nisur talljet me modelin e ri të brandit të madh botëror.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel