Reality show “Përputhen” në ekranin e Top Channel ka bërë namin në Youtube duke arritur 10 milionë klikime në 10 puntatat e para të tij.

Reality show “Përputhen” në ekranin e Top Channel ka bërë namin në Youtube duke arritur 10 milionë klikime në 10 puntatat e para të tij. Emisioni ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, kryesisht të rinj, të cilët gozhdohen para ekranit nga e hëna në të premte.

Këto shifra janë të pakrahasueshme me asnjë prodhim tjetër televiziv.

Kurioziteti por edhe format tërheqësi e i suksesshëm ka bërë që ndjekësit e Top Channel në rrjetet sociale të klikojnë për të ndjekur Youtube diskutimet mes të rinjve.

“Përputhen” dhe ka formatin e një reality show ku të rinjtë bisedojnë, takohen dhe shohin nëse gjejnë të përbashkëta mes tyre, duke mos përjashtuar faktin që aty të gjejnë edhe dashurinë e vërtetë.

Formati është i thjeshtë dhe i vërtetë ka treguar se është arma më e fortë duke tërhequr  vëmendjen e publikut. Nën moderimin e Bora Zemanit dhe opinionistit Arian Konomi, “Përputhen” ka sjellë në fokus histori të vërteta të njohjeve mes djemve dhe vajzave, pa filtra, ashtu siç ndodhin në jetën reale.

Opinionisti Arjan Konomi është rikthsyer pas shumë viteve mungesë në ekran, sërish në Top Channel, me një rol kyç në analizimin e sjelljeve të protagonistëve.

Protagonistët që tashmë janë bërë pjesë e pandarë e ekranit janë:  Armand Shehi, Ana Lleshi e cila ka goditur me sjelljen e saj ndryshe, Emin Kelmendi djali nga Prishtina,  Fjorela Peto, Shqipe Hysenaj, Tea Trifoni , Mevlan Shaba dhe Fation Kuqari. Shikuesit që tani kanë filluar të kenë personazhet e tyre të preferuar, të cilët i ndjekin me zell nga ekrani.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel