Kjo javë në “PërPuthen”, nisi me takimin e Marisit dhe Fjorelës. Ata u takuan në një bar dhe nisën bisedën për ta njohur më mirë njëri-tjetrin.

Marisi u duk se mori situatën në dorë dhe nisi në drejtim të Fjorelës një “breshëri” komplimentesh. Ndërsa Fjorela nga ana e saj u duk pak më e ftohtë dhe e rezervuar.

Kjo pjesë e parë e takimit të tyre, u komentua në studio nga opinionisti Arian Konimi si një intervistë pune.

Marisi sipas opinionistit mori në këtë takim rolin e punëdhënësit, ndërsa Fjorela ishte e interesuara për punë, e cila u tregonte e gatshme për të ndjekur rregullat e punës me përpikmëri.

Marisi i mirëpriti sugjerimet e Konomit, por shtoi se në takim ka pasur shumë emocione dhe nuk ka treguar 100% atë që ai përfaqëson.

Top Channel