E martë, 07 Korrik 2020
12:02
Projekti për Kombinatin/ Rama: Vizion i ri për jetën komunitare. Për pak javë nis ndërtimi i shtëpive të para individuale

Sot u bë prezantimi i Planit për Rindërtimin e Kombinatit.

12:01
Ushtria gjermane, stërvit qentë për të gjetur Covid-19

Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kundër të një projekti teste me dhjetë qenë. Qentë e përfshirë  të eksperiment i takojnë shkollës së  qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit.

11:56
Sokol Sadushi zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, do të mbajë kompetencat e kryetarit

Sokol Sadushi është zgjedhur me unanimitet me 7 vota, Z. Sokol Sadushi, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë.

11:44
Rastet kur duhet të mendoni dy herë para se të porosisni në internet (FOTO)

Në ditët e sotme, interneti është bërë shumë popullor. Ju mund të bëni ose të gjeni gjithçka online. Madje na jep edhe mundësinë që të blejmë online, pa qenë nevoja që të largohemi nga shtëpia.

11:36
Fotot/ Si do kthehet Kombinati në një “Kombinart”

Sot u bë prezantimi i Planit për Rindërtimin e Kombinatit.

11:35
Probleme me oksigjenin? 4 pacientë vdiqën në të njëjtën kohë, reagon ish-drejtori i SHSKUK-së

Ish drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu përmes një konference për media të thirrur lidhur me shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit ka folur për vdekjen e 4 pacientëve në të njëjtën kohë në ditën e diel.

11:29
U kap me 18500 euro të padeklaruara, ndalohet shqiptarja në Rinas

Një shumë e madhe eurosh, 18500 të tilla janë kapur sot në aeroportin e Rinasit, të cilat nuk ishin deklaruar.

11:23
Të ngjitur që në lindje, vdesin binjakët më të vjetër në botë (FOTO)

Binjakët më të vjetër në moshë të lindur të ngjitur, Ronnie dhe Donnie Gaylon, kanë ndërruar jetën në moshën 68-vjeçare në qytezën e tyre në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

11:22
​Një muaj nga heqja e reciprocitetit, Krasniqi: Serbia e ka humbur tregun e Kosovës

Një muaj më parë, Qeveria e Kosovë hoqi masën e reciprocitetit me Serbinë, por ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress deklaroi se ky shtet tashmë ka humbur tregun e Kosovës pasi është shënuar rënie e importeve të mallrave nga Serbia.

11:11
Mirditë/ Dy vatra të reja me covid, një nga rastet pozitive mësuese gjimnazi

74 raste dhe dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

11:04
Aksidentoi 6-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë një 30-vjeçar me iniciale A. N pasi dje në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe.

10:59
Nominuar për çmimin SOS/ Njihuni me Alfred Muharremin, jetimi që ndihmon jetimët

Alfred Muharremi është nominuar për çmimin SOS.  Mes 200 të nominuarave për këtë çmim, Alfred Muharremi është zgjedhur në tetëshen e finalistëve.

10:48
Falsifikim monedhash dhe vjedhje/ Arrestohet një 19 vjeçar nga Kosova dhe një 37-vjeçar në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas; njëri për falsifikim monedhash ndërsa tjetri për vjedhje.

10:44
Devoll/ Mbytet në rezervuar një 53-vjeçar

Devoll – Mbytet aksidentalisht një 53-vjeçar në një rezervuar.

10:42
Detaje/ 81 pacientë tek Infektivi, mes tyre edhe mosha të reja

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dha detajet për situatën epidemiologjike në vend, tha se vijon të ketë shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.

10:36
Prostitucion dhe trafik droge, kush janë tre personat që OFL u kërkon të justifikojnë burimin e pasurisë

L. D., A. D., si dhe O. H., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” do u duhet të justifikojnë burimin e pasurisë për shkak se Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur formularët e vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

10:36
Kufizimet në kufi/ Mund të udhëtojmë lirshëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë, në Greqi vetëm ata që kanë leje qëndrimi

Policia e Shtetit në një njoftim të fundit lajmëron qytetarët shqiptarë se mund të lëvizin lirshëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

10:32
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2 humbje jete në 24 orët e fundit dhe 74 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kemi dy viktima të reja në 24 orët e fundit dhe 74 raste të reja.

10:28
Deputeti bëhet me vajzë, poston foton e ëmbël nga spitali: Mirë se erdhe engjëll

Deputeti i Kuvendit, Halit Valteri është bërë baba. Bashkëshortja e tij ka sjell një jetë një vajzë të cilën deputeti së bashku me të kanë vendosur ta quajnë Hera.

10:24
​Facebook dhe Twitter nuk përpunojnë më të dhëna nga Hong Kongu

Kompanitë Facebook dhe Twitter kanë pezulluar përpunimin e kërkesave shtetërore për të dhënat e përdoruesve në Hong Kong, njoftuan kompanitë, pasi Kina miratoi një ligj të ri për sigurinë kombëtare për qytetin gjysmë-autonom.

10:23
​Çavusoglu: Turqia do të përgjigjet nëse BE vendos sanksione

Turqia do të përgjigjet me masat e saj nëse Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj saj, paralajmëroi ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu pas një takimi me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell.

10:15
22-vjeçarja me covid procedohet nga policia, theu karantinën dhe shkoi të vizitonte prindërit

Policia e Lushnjës procedoi penalisht një shtetase, pasi theu karantinën duke dalë nga shtëpia.

10:09
‘Nuk më gjen gjë mua, kam pirë gjysmë kile raki’/ Shefi i Urgjencës Kombëtare tregon ngjarjen që i ndodhi sot  

Teksa Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë, shumë qytetarë moskokëçarës vijojnë të neglizhojnë këshillat dhe masat që duhet të merren për të frenuar këtë përhapje.

10:00
Modelja e njohur zbulon trupin e ‘transformuar’ pas lindjes (FOTO)

Ndoshta kjo nuk është një periudhë e mirë për plazh, por kjo nuk e ndalon modelen Ashley Graham të ndezë rrjetin me bikinit e kuqe.

09:50
Arrestimi i Agim Kajmakut, reagon Policia: U ndalua në një spital privat…

Tiranë – Policia e shtetit ka dhënë detajet për arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

09:44
Kishte mbushur makinën me kanabis, arrestohet  47-vjeçari në Elbasan

Elbasan – Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se është kapur me një sasi prej 33 kg kanabis të cilën po e transportonte me një furgon. I arrestuari është A. S., 47 vjeç, banues në Fier.

09:26
Kosova me rreth 1700 raste aktive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultuan 195 raste pozitive.

09:23
Covid-19/ Melburni i Australisë rikthehet në izolim

Mbi pesë milionë banorë të Melburnit, qytetit të dytë më të madh të Austrialisë, do të izolohen për gjashtë javë, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

09:01
U shtrua me urgjencë në një spital privat, arrestohet ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku

Arrestohet ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

08:57
Burrat kryefamiljarë shpenzojnë në bare dhe restorante, gratë investojnë te shtëpia

Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin të ardhurat për argëtime, restorante dhe udhëtime, ndërsa familjet që “qeverisën” nga gratë e çojnë buxhetin mujor për investime dhe te mira në shtëpi.

08:38
Kroaci/ HDZ fiton votimet me maska

Konservatorët fitojnë zgjedhjet e zhvilluara në mes të pandemisë së Coronës në Kroaci. Kabinetin e ri e presin detyra të vështira, sepse vendi varet shumë nga turizmi. Sikurse parashikohej partia konservatore HDZ është fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci. Partia e kryeministrit Andrej Plenkoviç ka arritur të sigurojë shumicën e 151 mandateve në parlamentin e vendit. Aleanca opozitare e socialdemokratit Davor Bernardic ka fituar rreth 44 mandate.

08:30
Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën.

08:30
Francë: Presidenti Macron përpiqet të forcojë pozitat politike

I rrethuar nga trazirat sociale, problemet ekonomike dhe pandemia e koronavirusit, Presidenti francez Emmanuel Macron është në procesin e ndryshimeve në qeveri, dy vjet para një përpjekje për t’u rizgjedhur, duke shpresuar që të ketë më shumë sukses sesa paraardhësit e tij, që kanë shërbyer vetëm për një mandat.

08:22
25 mijë euro secila/ Tentuan të trafikonin dy vepra pjesë të trashëgimisë kulturore, arrestohen 3 persona

Policia ka arrestuar tre persona të cilët do të trafikonin dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore. Në pranga ranë shtetasit: A. V., 49 vjeç, banues në Fier, A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

08:08
Rama poston videon duke prezantuar projektin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook videon e projektit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.

07:49
Vala e dytë e infektimeve me Covid-19, Australia rikthen izolimin për 6 javë

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus ka bërë që autoritetet në Australi të marrin masa duke rikthyer edhe një herë izolimin.

07:37
Shpërthen kamioni që transportonte naftë, 7 të vdekur dhe 40 të plagosur

Një kamion-çisternë është djegur duke lënë të vdekur 7 persona dhe duke plagosur 40 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në veri të Kolumbisë pranë qytetit Pueblo Viejo, raporton policia lokale.

07:19
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara në zonat malore.

06:50
Përfitimet e Omega 3, ja si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme

Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm. Kërkimet shkencore, sugjerojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

06:27
Bajamet e egra të Shqipërisë/ Zbuloni vetitë për të luftuar diabetin dhe mbipeshën

Bajamet janë ndër arrorët më popullorë në vendin tonë dhe në mbarë botën. Por varieteti i egër i bajameve është mjaft i kërkuar për shkak të aftësive të mrekullueshme medicinale që ofron. Bajamet e ëmbla prodhohen nga një pemë specifike bajamesh (Prunus amygdalus var. dulcis) dhe nuk përmbajnë toksina. Bajamet e hidhura, ato të egrat, vijnë nga një pemë krejt tjetër (Prunus amygdalus var. amara) që kanë përbërës në disa raste edhe toksikë. Në disa raste, njerëzit i përdorin bajamet e hidhura për arsye mjekësore dhe për të trajtuar kontraktimet, dhimbjet, kollën dhe kruarjet.

06:06
Provoni të hënën pa mish për një javë plot shëndet

Konsumi shqiptar i mishit është i lartë. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Danimarka arriti në nivelin e konsumit të 145.9 kg mish për person. Studimet kanë treguar se reduktimi i mishit në ushqimin tonë sjell zvogëlimin e rrezikut të tumoreve, duke qenë se mishi i kuq i përpunuar lidhet drejt për së drejti me qelizat e dëmshme.

05:48
Dhimbjet muskulare, njihuni me kura natyrale që funksionon

Dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve janë të forta dhe aspak të këndshme. Fundja, asnjë dhimbje nuk është e tillë. Por në rastin e muskujve dhe gjymtyrëve, dhimbja është aq e mprehtë sa të drobit dhe të heq lirinë e lëvizjes. Dhimbjet muskulare shfaqen në çdo stinë, por gjatë dimrit janë më të shpeshta.

05:27
KE pranon “gabimin” për shfaqjen e von der Leyen në videon zgjedhore në Kroaci

Komisioni Evropian tha të hënën se ka qenë gabim që presidentja Ursula von der Leyen është paraqitur në një video zgjedhore për partinë udhëheqëse të Kroacisë, në prag të zgjedhjeve të së dielës atje. Von der Leyen, ish-ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, u shfaq në klip së bashku me figura të tjera të Partisë Popullore Evropiane.

05:05
Kushëriri i Putinit do të udhëheqë partinë e re kundër korrupsionit

Një i afërm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, do të kryesojë një parti të re politike, platforma e së cilës do të përqendrohet në luftimin e korrupsionit. Roman Putin u zgjodh kryetar i partisë politike “Njerëzit kundër korrupsionit”.

04:44
Macron shkarkon ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas protestave për brutalitetin e policisë.

04:22
Gallup: 38 për qind e amerikanëve mbështet Presidentin Trump

Sipas një ankete të re të organizatës Gallup që u publikua të hënën, 38 për qind e amerikanëve e miratojnë punën e Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, një shifër pothuajse e pandryshuar muajin e fundit, por një rënie e thellë që nga fillimi i majit. Presidenti Trump, që përballet me një garë të ashpër në nëntor përballë ish-nënpresidentit Joe Biden, kapi shifrën 49 për qind mbështetje, para dy muajsh.

03:59
Sfidat e rihapjes së ekonomive mes rritjes së rasteve me Covid-19 në botë

Ndërsa numri i rasteve të koronavirusit në botë i afrohet shifrës 11.5 milionë, qeveritë janë duke ndeshur me vështirësi në lidhje me mënyrën e rihapjes së ekonomive të tyre. Disa prej tyre kanë frenuar përpjekjet për rihapjen e ekonomive ose kanë tërhequr vendimet e tyre të mëparshme të rihpajes për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

03:36
Shkencëtarët: Covid-19 edhe më i rrezikshëm, përhapet nga ajri

Gazeta The New York Times shkruan se një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende të ndryshme do të botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Shkencëtarët kërkojnë nga OBSH të ndryshojë rekomandimet për koronavirusin, në mënyrë që të shmangen infeksione të reja.

03:15
Bashkëpunëtorja e Epstainit çohet në burgun e Nju Jorkut

Sipas Byrosë Federale të Burgjeve, Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dyshuar e financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, është zhvendosur në një burg në Nju Jork. Ajo përballet me akuza për ndihmë ndaj një rrjeti të trafikimit seksual.

02:48
Italia ndjen mungesën e turistëve amerikanë

Turizmi është kthyer në Itali – një vend i cili vetëm disa muaj më parë ishte epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Evropë. Rreth 35 mijë njerëz humbën jetën si rezultat i pandemisë.

02:24
Viktimat e koronavirusit/ SHBA, bilanci shkon në 130 mijë

Në SHBA numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit i tejkaloi të 130 mijë vetët të hënën, ndërsa vendi po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve. Shkalla e përgjithshme e vdekjeve në SHBA ka pasur një prirje drejt rënies, pavarësisht infeksioneve të reja që janë rritur në nivele rekord gjatë ditëve të fundit.

02:02
Covid-19/ Studiuesit: Imuniteti i masës është i paarritshëm

Një studim i gjerë në Spanjë mbi koronavirusin ka treguar se vetëm 5 për qind e popullatës në vend ka zhvilluar anti-trupa, duke forcuar akoma më shumë se i ashtuquajturi imunitet i tufës ndaj Covid-19 është i paarritshëm. Studimi u botua në revistën mjeksore Lancet të hënën. Sipas tij, 95 për qind e popullatës në Spanjë mbetet e prekshme nga virusi.

01:41
Lufta me taksa/ BE dhe SHBA shënojnë një tjetër përplasje

BE tha se do të veprojë me ashpërsi nëse SHBA vijon me kërcënimet për të vendosur tarifa të reja mbi mallrat evropiane. Ky është akti më i fundit në një përplasjeje të gjatë me Uashingtonin në lidhje me subvencionet që BE i jep prodhuesit të avionëve Airbus.

01:20
Masakra e Srebrenicës/ Përvjetori i 25, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe

25 vjet më parë, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në masakrën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 1 mijë burra dhe djem boshnjakë që vdiqën gjatë rrethimit të vitit 1995 konsiderohen ende të zhdukur.

00:57
Maqedoni e Veriut/ Ministri i Shëndetësisë: Covid-19, valë tjetër në vjeshtë

Maqedonia e Veriut raportoi të hënën 5 viktima të reja të koronavirusit, me të cilat numri total shkon në 346. Ndërkohë nga 894 mostra në 24 orët e fundit kanë rezultuar 78 raste pozitive, pjesa më e madhe në shkup. Ndryshe nga ditët e tjera, të shëruarit janë 172 ose thuajse 100 më shumë se numri i të infektuarve. Kjo është edhe shifra më e lartë e të shëruarve në dy muajt e fundit.

00:36
Marotta: Jemi të nervozuar me humbjen ndaj Bolognës, presim më shumë nga Lautaro e Eriksen

Interi po punon për t’u rikthyer në nivele të larta dhe për të garuar për tituj kampionë në Itali e Europë, por edhe këtë sezon zikaltrit kanë treguar se vijojnë të jenë ajo skuadra e paparashikueshme, veti që e ka shoqëruar për shumë vite. Vetëm pak ditë pas atij barazimi zhgënjyes në “San Siro” ndaj Sassuolos, kur u duk se zikaltrit kishin lënë pas krahëve zhgënjimet, e pësuan keq dje ndaj Bolognës, duke humbur 1-2,l edhe pse ishin në avantazh të një goli dhe me një lojtar më shumë në fushën e lojës.

00:15
Foto/ Dua Lipa i vë “flakën” Instagramit, pozon me bikini të kuqe dhe…

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka “ngritur” akoma më shumë temperaturat me postimet e fundit në Instagram. Këngëtarja është parë me bikini ngjyrë të kuqe dhe në pah ka nxjerrë linjat thuajse perfekte.

E hënë, 06 Korrik 2020
23:53
Milani akord total me gjermanin Ralf Rangnick, ja kur pritet zyrtarizimi

Mungon zyrtarizimi, por është vetëm çështje kohe që Ralf Rangnick të prezantohet në pankinën e Milanit, pasi siç raportojnë mediat në vendin fqinj, tashmë ka një marrëveshje totale mes palëve. Tekniku gjerman pritet të vijë në Itali me një rol tërësisht të ri për klubet e Serisë A, atë të trajnerit që do të ketë kompetencat e drejtorit teknik, por edhe njëkohësisht të shefit të ekipit mjekësor.

23:39
Vendos një autogol i Keane, Mourinho fiton përballjen me Ancelottin

Përballja mes Mourinhos dhe Ancelottit mbrëmjen e sotme në Londër, shkoi në favor të teknikut portugez, pasi Tottenhami arriti të triumfojë me rezultatin minimal 1-0, falë një autogoli të shënuar nga mbrojtësi Michael Keane.

23:12
Superliga/ Nuk ka festë titulli, Kukësi mposhti Tiranën 2-1

Tirana-Kukësi ishte sfida e Javës së 32 të Kategorisë Superiore që kishte vëmendjen më të madhe pasi në lojë ishte titulli kampion. Një fitore 3-0 ndaj verilindorëve do t’i jepte suksesin e madh bardhebluve, por gjërat shkuan ndryshe nga sa do të donte Tirana. Kukësi iu imponua skuadrës së Egbo në Selman Stërmasi teksa e mundi 2-1.

22:45
FOTO/ Adoleshentja i vë flakën qendrës rinore, dëmet janë marramendëse…

Një adoleshente në Australi dyshohet se i ka vënë zjarrin një qendre rinore dhe si rrjedhojë ka shkaktuar një dëm prej 1 milionë eurosh.

22:41
VIDEO/ Tronditëse! Momenti kur makina godet fuqishëm 2-vjeçarin

Një djalë 2-vjeçar në Brazil është goditur nga një makinë, por fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë kockë të thyer.

22:18
Vizita e Yuri Kim në Vlorë, Leli: Besimi ynë tek e nesërmja është më i madh

“Vizita e një ambasadori të SHBA në Vlorë, është shprehje e mbështetjes dhe e vlerësimit për qytetarët dhe qytetin e Vlorës, është rikonfirmim i marrëdhënieve të ngushta reciproke mes dy vendeve, një marrëdhënie shumëplanëshe për të cilën ne, vlonjatët, ashtu si të gjithë shqiptarët, jemi krenarë, duke qenë njëkohësisht një nga popujt me amerikandashës në Evropë”, shkroi në një postim në Facebook, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

22:05
FOTO/ Ushqen ende me qumësht gjiri të bijat katër e gjashtë vjeçe, gruaja: Vajzat nuk kanë shkuar kurrë te mjeku

Një grua në Britaninë e Madhe, thotë se ende i ushqen vajzat e saj me qumësht gjiri, pavarësisht faktit se ato janë respektivisht, katër e gjashtë vjeçe.

22:01
VIDEO/ Pamje të rënda! Momenti kur burri qëllon për vdekje 20-vjeçarin

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Nju Jork.

21:53
Skifteri mbi breshkat që çiftohen/ Bota e egër e pabesueshme e ishujve Galapagos (fotot)

Një çift breshkash gjiganTe ndërpriten gjatë çiftimit të tyre nga skifteri që ndalon mbi guaskë, është një nga imazhet e mrekullueshme që tregon botën e egër unike të ishujve Galapagos.

21:50
Shefja e Infektivit: Disa mjekë të QSUT-së nuk besojnë se koronavirusi ekziston, mos i besoni këto dy mite

Skepticizmi “pushtoi” qytetarët në lidhje me COVID-19.

21:46
Najada Çomo bën deklaratën tronditëse: Virusi “po kafshon” moshat e reja

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ishte e ftuar në studion e emisionit “Open”.

21:40
Çomo në “Open”: Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam hasur në punën time

“Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam hasur në punën time “, u shpreh shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo gjatë një interviste ekskluzive për emisionin “Open” në Top Channel.

21:31
Najada Çomo përlotet në “Open”/ Tregon momentin më të vështirë nga pandemia Covid-19

Pas 3 muajsh heshtje në studiot televizive, shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka vendosur të flasë në “Open” në Top Channel.

21:27
Rriten tensionet me shfaqje force të SHBA-së në Detin e Kinës Jugore

Për herë të parë në gjashtë vjet marina e SHBA ka vendosur dy aeroplanmbajtëse në Detin e Kinës Jugore, në shfaqjen më të fundit të forcës ushtarake nga Uashingtoni, i cili kërkon të sprapsë pretendimet e Kinës për zonat e kontestuara në rajon.

21:09
“Bëmë mama të të ngjaj”/ Fotomodelja e njohur na prezanton me mamanë

Të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin nënë e bijë Arba Gramo dhe Krista Merkoçi.

21:05
Tenderat i fiton ish e dashura/ Drejtori i kabinetit në Komunë justifikohet se po i përdorin emrin

Në Vrapçisht të Maqedonisë së Veriut tenderat i fiton ish e dashura e drejtorit të Kabinetit të Komunës.

21:02
Për sa para do “blihej” nga Edi Rama? Habit Stresi: Unë jam…

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

20:59
Bes Kallaku president pas 1 viti? Stresi nuk e kursen batutën, plasin të qeshurat

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

20:57
Përmbytjet në Japoni vrasin të paktën 18 njerëz pas reshjeve rekord

Punonjësit e shpëtimit në Japoni kanë nisur kërkime të dëshpëruara, pasi dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur ose të humbur prej përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet rekord në ishullin jugor të Kyushu.

20:36
Vdes gruaja pas rënies nga treni zbavitës i lartësive

Një grua ka vdekur në veri të Francës pas rënies nga lartësia me një tren shpejtësie në një park lojrash në Oise.

20:31
Mposhtet Tirana! Rihapet kampionati, Kukësi shpresë për titullin kampion

Kukësi nuk dorëzohet përsa i përket çështjes së titullit dhe këtë e tregoi edhe ndaj Tiranës.

20:23
Sonte në “Open”/ Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo thyen heshtjen disamujore

Sonte në orën 21:00, Najada Çomo thyen heshtjen disamujore.

20:15
Matteo Salvini thotë se fondet e BE-së për koronavirusin janë “para në ajër”

Liderët e BE-së janë vënë sërish nën sulmin e euroskeptikut italian, Matteo Salvini teksa pretendon se fondet e rikuperimit të koronavirusit janë para që nuk dihet se kur mund të vijnë.

20:09
Duka dhe Ndoka: Jo në listat e PD-së/ “Ndryshimet kushtetuese, nismë e Ramës dhe jo e opozitës parlamentare”

Ndryshe nga sa ndodhi në 2017-ën, dy aleatë të Partisë Demokratike do të garojnë me siglat e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

20:05
Covid-19, valë tjetër në vjeshtë/ Ministri i Shëndetësisë në Shkup: Do jetë më i fuqishëm dhe do përhapet më shpejt

Maqedonia e Veriut raportoi të hënën 5 viktima të reja të koronavirusit, me të cilat numri total shkon në 346.

20:01
Shkodër/ Makina përplas 2 këmbësorë në trotuar, humb jetën 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Shkodër.

19:54
Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, kthehet përmbys- Plagoset 59-vjeçarja

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

19:47
Mjeku shërbeu 40 vite në Pukë/ Pas katër vitesh në pension u rikthye sërish në detyrë

Në qytetin e vogël të Pukës, me pak banorë dhe ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin, mbizotëron heshtja.

19:45
Melania Trump- Arsyeja pse Donald Trump është i tmerruar nga Zonja e Parë

Një libër i ri mbi çiftin presidencial amerikan thotë se Melania “e tremb” Presidentin Donald Trump kur i intereson, dhe se Zonja e Parë “ka shumë më tepër influencë nga sa besohet gjerësisht”.

19:38
Brenda shtëpisë së tragjedisë/ Në dhomën ku u mbajt për 15 muaj e vdekur, Anisa Josifi

Katër ditë pasi në këtë dhomë, u hoq trupi i pajetë i Anisa Josifit, dysheku me njollat e vdekjes, është larguar nga të afërmit e familjes Josifi.

19:28
“Krah për krah”/ Yuri Kim dhe Olta Xhaçka, lundrim me anije përgjatë gjirit të Vlorës

Sot, Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.

19:17
Shoferi i autobusit në gjendje kome pas sherrit me pasagjerët për maskën

Një shofer autobusi në jug të Francës ka mbetur në koma pasi u sulmua rëndë nga pasagjerët që refuzonin të mbanin maska fytyre.

19:17
Aksident në Tiranë/ Autobusi përplas 17-vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Tiranë.

19:14
Aty ku besimi i bën njerëzit të rrëfehen, Spiten i Lezhës dhe Kisha e Prullit

Nuk e dinim se fshati Spiten në Lezhë, do të na linte pa fjalë.

19:00
Zjarr në një apartament në Korçë! Dyshohet se flakët u shkaktuan nga një bombol gazi

Një zjarr mësohet të ketë rënë pak minuta më parë në një apartament të katit të tretë, në lagjen 16 të Korçës.

18:59
Burri vret me gurë gruan 24-vjeçare “për çështje nderi”, lë trupin e gjymtuar anës rrugës

Një burrë akuzohet se ka vrarë me gurë gruan e tij 24-vjeçare me ndihmën e vëllait të tij, në ato që njihen si “vrasje nderi” në Pakistan.

18:52
Rrëfehet Erjona Xhaferraj: Në Shqipëri nuk më kanë punësuar pasi mbaj shami

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte e ftuar farmacistja Erjona Xhaferraj.

18:48
Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i degës së PD-së, Kamëz

Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së, Kamëz.

18:33
Pas suksesit të Cika Cika, Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj vijnë me “Panorama”

“Cika Cika” është bashkëpunimi i parë muzikor mes Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj që menjëherë u kthye në hit e u rendit për javë të tëra në kreun e “Top List”.

18:30
A fsheh heqja e koalicioneve parazgjedhore frikën e humbjes së zgjedhjeve?! Përgjigjet prerë ligjvënësi socialist

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni.

18:26
“Zbulim shumë i madh”/ Himarë, del në dritë varreza tumulare e shekullit XV-XII p. Kr

Një zbulim i madh për arkeologjinë shqiptare është bërë i mundur në Himarë.

18:23
Kina shënon rastin e dyshuar të murtajës, disa ditë pas përhapjes në Mongoli

Një rast i dyshuar murtaje është shënuar në veri të Kinës, njoftuan sot autoritetet lokale, disa ditë pasi dy raste të ngjashme u identifikuan në Mongolinë fqinje.

18:17
Koronavirusi në Kosovë, shkarkohet drejtori i QKUK-së

144 pacientë të prekur nga koronavirusi janë shtruar në spital në Kosovë, ndërkohë që nga shpërthimi i epidemisë, në mes të marsit, janë konfirmuar gjithsej në vend 3508 raste të koronavirusit.