Aksidentoi 6-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 30-vjeçari

07/07/2020 11:04

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë një 30-vjeçar me iniciale A. N pasi dje në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe.

Vajza ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, por shtetasi A. N. ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Top Channel