Aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje një këmbësor! Shoferi 21-vjeçar shoqërohet në polici 24/11 00:59
Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së, Kamëz.
Burime për Top Channel-in bëjnë me dije se Mziu ka zhvilluar një takim me Bashën sot në selinë e PD-së, ku e ka njoftuar për vendimin e tij.
Dorëheqja e Mziut vjen në kuadër të udhëzimit të PD-së, se kush do të garojë për deputet duhet më parë të heqë dorë nga postet drejtuese në parti. Më parë kanë dhënë dorëheqjen Luan Baçi i Fierit dhe Andrea Mano i Korçës
Top Channel