Pas suksesit të Cika Cika, Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj vijnë me “Panorama”

06/07/2020 18:33

“Cika Cika” është bashkëpunimi i parë muzikor mes Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj që menjëherë u kthye në hit e u rendit për javë të tëra në kreun e “Top List”.

Tashmë do të kemi një projekt të ri nga dyshja e artistëve dhe këtë gjë e kanë konfirmuar vetë ata.

Përmes një postimi në llogaritë e tyre në Instagram, Ardiani dhe Xhensila kanë lajmëruar bashkëpunimin e tyre të radhës, “Panorama”.

Në foto këngëtarët shfaqen duke darkuar e duke festuar për videoklipin e ri, që pritet të jetë një tjetër sukses për ta.

Kënga do të publikohet në Youtube ditën e premte në orën 14:00.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel