Mirditë/ Dy vatra të reja me covid, një nga rastet pozitive mësuese gjimnazi

07/07/2020 11:11
Ilustrim

74 raste dhe dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

3 nga rastet e sotme ishin në Mirditë. Tashmë në Mirditë janë dy vatra të reja me covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitive me covid 19 një mësuese e gjimnazit të Rrëshenit si dhe një djalë i ri nga fshati Tarazh i Mirditës.

Në qarkun e Lezhës gjithsej janë 63 persona të prekur.

Top Channel