Nominuar për çmimin SOS/ Njihuni me Alfred Muharremin, jetimi që ndihmon jetimët

07/07/2020 10:59

Alfred Muharremi është nominuar për çmimin SOS.  Mes 200 të nominuarave për këtë çmim, Alfred Muharremi është zgjedhur në tetëshen e finalistëve.

Me një vonesë të vogël për shkak të pandemisë globale dhe të udhëhequr në zgjedhjen e tyre nga një komitet ndërkombëtar përzgjedhjeje, Bordi i Drejtorëve i Hermann Gmeiner Akademia ka zgjedhur tetë finalistë – katër gra dhe katër burra. Tani është radha juaj të votoni për dy të preferuarat tuaja.

Linku i votimit : https://www.sos-childrensvillages.org/who-we-are/hermann-gmeiner-award/2020-hermann-gmeiner-award

Por kush është Alfred Muharremi?

Alfredi është një bankier me profesion, por përvoja e tij për Fëmijët e SOS ka bërë që ai të jetë një zë për të drejtat e fëmijëve në vendin e tij. Alfredi drejton një grup të rinjsh që janë rritur në kujdesin alternativ – disa në fshatin SOS dhe të tjerët në shtëpitë e fëmijëve në Shqipëri – për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Gjatë katër viteve të fundit, grupi ka realizuar gati 40 projekte lokale dhe kombëtare, përfshirë organizimin e një seance plenare në Parlamentin shqiptar vitin e kaluar për të lobuar për ndryshime në ligje që prekin fëmijët dhe të rinjtë.

Të rriturit në një qendër për Fëmijët SOS, ai dhe gruaja e tij vendosën të martoheshin po në Fshatin e Fëmijëve, në ditëlindjen e Hermann Gmeiner në vitin 2017.  Sot, çifti kanë një djalë.

“Alfredi është një model  që duke luftuar shumë, duke punuar dhe studiuar, duke mos harruar kurrë se kush jeni dhe nga vjen, ju gjeni forcën për të jetuar dhe për të qenë i dobishëm për të tjerët,” shkroi një bashkëpuntor i SOS për Alfredin.

Alfred gjithashtu ka fituar disa çmime filantropist vendas dhe kombëtar për përkushtimin dhe vullnetarizmin e tij, përfshirë edhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Top Channel