E premte, 12 Mars 2021
16:55
Zbulohet dokumenti me firmën e Sali Berishës/ Godina ku qëndron FRD-ja është në pronësi të Bashkisë së Tiranës

Godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

16:54
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 681 raste të reja dhe 16 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 681 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 116,123 të infektuar që prej fillimit të pandemisë.

16:40
Sindi distancohet pas largimit të Loco nga Për’puthen, nxjerr foton dhe i dërgon mesazhin e fortë

Elvisi Lushi (Loco) u largua dje nga “Për’puthen” për shkak të një postimi thumbues për Antonelën, që i kushtoi shtrenjtë.

16:34
Derbi Tirana-Partizani/ Daja: Ta shohim si një ndeshje të radhës

Dita e premte është ajo e sfidës më të shumëpritur në futbollin shqiptar, Derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

16:32
Foto+Video/ Flakët dhe tymi “pushtojnë” kroçeren nga ishullin e Korfuzit

Një kroçere është përfshirë nga zjarri në ishullin grek të Korfuzit. “MSC Lirica” ishte e ankoruar në portin e ishullit prej 30 janarit për shkak të qëndrimit dimëror.

16:30
Zemërim publik/ Video muzikore e pornostares amerikane sjell arrestime të realizueseve në Iran (fotot)

Disa producentë muzikorë ku përfshihet dhe një këngëtar iranian me bazë në Kaliforni, janë arrestuar sot pas zemërimit publik për një video muzikore, në të cilën merr pjesë dhe një aktore e filmave porno.

16:28
Damian Gjiknuri takim me komunitetin çam në Vlorë/ Prezantohet Teuta Ramaj, kandidatja në listën e PS

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidati për deputet Anduel Tahiraj dhe nënkryetari i bashkisë, Afrim Qendro, prezantuan kandidaten për deputete Teuta Ramaj, vajzë vlonjate e komunitetit çam e cila në këtë fushatë elektorale iu bashkua ekipit socialist, si kandidatja për deputete me numrin nëntë nën siglën e Partisë Socialiste.

16:27
Derbi ndaj Partizanit/ Shehi: Do të japim maksimumin

Tirana-Partizani është një sfidë e ndezur dhe që ngjall shumë pasion te tifozët e futbollit shqiptar.

16:25
Telashe në mesfushë për Conten, ndalet edhe danezi Eriksen

Duhej të ishte një javë e qetë përgatitjeje për ndeshjen e radhës në kampin e Interit, por nuk po rezulton e tillë, pasi Antonio Conte ka humbur shërbimet e dy futbollistëve dhe rrezikon të mos ketë as një të tretë.

16:21
Gjykata Supreme hedh poshtë shtatë ankesa tjera kundër vendimeve të PZAP-së

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë të premten pjesën e mbetur të ankesave të dërguara në këtë institucion kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

16:19
Bulevardi i bllokuar/Qindra automjete mbetën në trafik në bulevardin “Migjeni” në Tiranë

Në njërin kah të bulevardit “Migjeni”që lidh Yzberishtin me unazën e re është krijuar trafik i rënduar, siç mund ta shikoni qindra automjete kanë ndaluar lëvizjen duke bllokuar rrugën e duke krijuar radhë kilometrike dhe devijimi i qarkullimit është bërë në një rrugicë të vogël e thuajse të shkatërruar.

16:11
U kthyen në mollën e sherrit, zbulohen për çfarë përdoren zyrat tek ish-selia e vjetër e PD-së. Çfarë thotë ligji…

Në 2014, me vendim qeverie ish-godina historike e PD kaloi nën varësi të Bashkisë së Tiranës për ta përdorur për shërbimet e saj. Që atëherë, ndërtesa që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve.

16:08
KLGJ propozon 4 emra për të qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë

4 propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor i janë dërguar presidentit të Republikës.

15:57
Krujë/ I mituri godet me thikë 2 bashkëmoshatarët

Një i mitur, ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarët, pas një konflikti në qytetin e Krujës.

15:51
Marrje pasurie me dhunë, arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim

Një qytetar është arrestuar në Fier pasi është dënuar për marrjen e pasurisë me dhunë.

15:46
Elbasani përgatitet për festë/ Edhe këtë vit janë të ndaluara grumbullimet

Elbasani po bëhet gati për Ditën e Verës.

15:36
Covid 19 në Kosovë/ 1688 humbje jetësh, 6 gjatë 24 orëve të fundit

6 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa 730 të tjerë janë konfirmuar të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

15:34
Zyra e shpartalluar e tatimeve/ Pasiguri për bizneset! Dokumentet konfidenciale të tyre shpërndahen në kundërshtim me ligjin

Administrata shtetërore e Tatimeve në Shqipëri është institucioni më hermetik për median dhe shtypin sa herë gazetarët kërkojnë informacion.

15:31
Kosova ende nuk ka vaksina/ Hoti: Nuk futemi në lojëra për dozat nga lindja

Është mbushur plotë një vit që kur në Kosovë u paraqit rasti i parë me Covid 19.

15:31
Fshehje e të ardhurave dhe punësim i paligjshëm. 2 të arrestuar në Berat

2 qytetarë janë arrestuar sot ën Berat pasi dyshohet se nuk regjistronin punonjësit dhe nuk deklaronin fitimet e bizneseve të tyre.

15:26
“Po marrim vaksina të sigurta”/ Silva Bino shpjegon se vaksina AstraZeneca që vjen në Shqipëri s’ka problem

Ndonëse Danimarka, Austria, Italia dhe Norvegjia ka pezulluar vaksinën Astrazenca ,në Shqipëri mbërrijnë sonte në mbrëmje 38 mijë e 400 doza për të nisur të shtunën me vaksinimin e mësuesve.

15:19
Në listën e LSI i shpalluri në kërkim/ Artur Baku ka bërë deklarimin në KQZ: Çështja ime është pezulluar

Në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes socialiste për integrim është edhe një person që është paditur për shpërdorim detyre dhe arrestuar në vitin 2015.

15:15
Veliaj për TCH: FRD të lirojë ambientin! Sipas ligjit nuk i takon se nuk është parti parlamentare

Kryebashkiaku i Tiranës në një lidhje live në edicionin informativ të Top Channel tha se FRD duhet të lirojë ambientin sepse sipas ligjit nuk i takon se nuk është parti parlamentare.

15:11
PD pranon dëbimin, por jo drogën/ Reagimi pas zbulimit se kandidati Rezeart Tusha ishte arrestuar për drogë në Zvicër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të formularit të dekriminalizimit për kandidatin e PD Durrrës Rezeart Tusha.

15:07
Patentat shqiptare tashmë njihen në Itali/ Rama: Hapi i radhës, njohja e pensioneve

Sot, u konfirmua marrëveshja dypalëshe, ku lejet e drejtimit njihen reciprocikisht në të dy vendet.

14:55
Shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor/ 1682 shoferë të gjobitur në vend

1682 drejtues mjetesh janë gjobitur në të gjithë Shqipërinë, pasi janë kapur në shkelje të rënda me rregullat e qarkullimit rrugor.

14:51
“Paloka-trafikanti nga Zvicra-Duka”/ Rama: Trekëndëshi që fyen e tall popullin!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Durrësi kandidatët e PD në këtë qark, ku përmendi edhe Rezeart Tushën i cili siç është zbuluar nga një dokument që Top Channel disponon i është ndaluar hyrja në Zvicër pasi trafikonte heroinë.

14:45
Në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafikim lëndësh narkotike, arrestohet në Vlorë

Një shtetas,  i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe drejtimin e trafikimit të drogërave nga Interpol Roma është arrestuar sot në Vlorë.

14:43
Eurovisioni këtë vit mund të fitohet nga një shqiptar

 Festivali evropian i këngës “Eurovision” ketë vit mund të ketë një fitues me origjinë shqiptare.

14:40
“Mes njerëzve të nënës dhe babës”, Rama nga Durrësi: Jam kurioz se cilët do më duan më shumë

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku për zgjedhjet e 25 prillit.

14:16
Pa maska mbrojtëse në rrugë dhe automjete, 863 të gjobitur në të gjithë vendin

763 qytetarë janë evidentuar pa maska mbrojtëse në rrugë ndërsa 100 të tjera pa maska në automjete dhe transport publik.

14:04
Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në vendin tonë

Një tërmet 5.3 ballë ka ndodhur në Greqi pak minuta më parë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, kryesisht në Korçë, Bilisht dhe Tiranë.

13:53
Takim me kandidatët për deputetë, Rama nga Durrësi: Marrëdhënia me njerëzit s’lidhet në fushatë e zgjidhet kur mbarojnë zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku për zgjedhjet e 25 prillit.

13:52
“Dardha e ka gishtin prapa”/ Sali Shehu i FRD: S’ka burrë nëne të na i marrë zyrat!

Kreu i FRD dhe përfaqësuesi i LSI Petrit Vasili kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mediat ku akuzuan kreun e bashkisë Tiranë për sherrin dhe situatën kaotike që ndodhi në zyrat e FRD.

13:42
Vrau dy motrat në prani të djalit të mitur/ Anxhelo mbetet “në mes të katër rrugëve”

Përparim Metani vrau dy motrat Zhaneta dhe Kristina në prani të djalit 14-vjeçar të Zhenetës, Anxhelos.

13:33
Sherri te FRD/ Reagon Veliaj: Meta rast i rëndë i degradimit, partia të respektojë ligjin si të tjerët

Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar për sherrin e ndodhur te FRD ku personazhi kryesor në ngjarje ishte presidenti Meta në përplasjen e fortë me policët bashkiakë.

13:18
“Përjashta, të gjithë, maskara”/ Sherri i plotë. Meta në zyrat e FRD, si degradoi situata në të shara banale

Presidenti Ilir Meta është përplasur dhunshëm me policinë bashkiakë në zyrat e FRD, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg.

13:14
Meta pas konfliktit: Do përfundoni si policët e Mubarakut, mos ndiqni të sëmurin!

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë për mediat ku ka folur për situatën tejet të tensionuar në zyrat e FRD, ku u përplas me policinë bashkiake.

13:13
Efektet ‘magjibërëse’ të uthullës në pastrim: 7 gjëra që uthulla e bardhë dhe soda e bukës mund të pastrojë

Uthulla e bardhë dhe soda e bukës mund të gjenden në shumicën e familjeve. Përveçse si produkte ushqimore, këto dy produkte mund të kombinohen për të hequr edhe njollat më të vështira.

13:00
Arrihet marrëveshja! Patentat shqiptare do të njihen në Itali

Marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e patentave është arritur ditën e sotme pas vizitës së ministres së punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në vendin fqinj.

12:51
“Dilni përjashta, do iu çoj në burg me duart e mia”/ Presidenti Meta përplaset me policinë bashkiake në zyrat e FRD

Presidenti Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiakë në zyrat e FRD, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg.

12:42
Mediat në Izrael: Ambasada e Kosovës në Jeruzalem do të hapet ditën e hënë

Mediat në Izrael raportojnë se ambasada e Kosovës në Jeruzalem do të hapet ditën e hënë.

12:41
Nesër derbi Tirana-Partizani/ Java e 24 e Superligës: Teuta-Kastrioti dhe Skënderbeu-Laçi

Kështu Tirana vjen në këtë ndeshje me një moral më të lartë falë 3 fitoreve të fundit në kampionat.

12:34
Kosovë/ Arrestohet kryetari i komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic

Kryetari i Komunës së Kllokotit në Kosovë, Bozhidar Dejanovic është arrestuar ditën e sotme.

12:33
Drejtësi për Dante Aligierin… Itali, nisma ligjore 700 vite pas vdekjes së tij

Komedia hyjnore e Dantes, konsiderohet një nga veprat më të mëdha letrare në botë, dhe ajo doli në dritë për shkak të një mosfunksionimi të drejtësisë që ekspertët ligjorë në Itali duan ta korrigjojnë tani, edhe pse kanë kaluar shtatë shekuj që atëherë.

12:29
“Nëse do dinit vetëm pak nga historia e vendit tim do ndiheshit krenar”, Ermal Meta u përgjigjet komenteve raciste

Artisti shqiptar, Ermal Meta ishte konkurrent në edicionin e radhës të festivalit të “Sanremo”-s, ku për 3 net radhazi mbajti vendin e parë në klasifikim.

12:29
Pas stuhisë në Los Angelos, Eva Longoria shfaqet me bikini, në kërkim të ditëve të nxehta me diell

Eva Longoria u ndje nostalgjike për ditët e nxehta të verës dhe postoi disa foto verore.

12:21
Shkollat e ndërtuara pas tërmetit/ Dhjetëra godina gati për vitin e ardhshëm shkollor

Kopshti ‘një qershori’ në Durrës pas dëmtimeve nga tërmeti , me riparimet e mundësuara nga fondet e Bashkimit Europian dhe PNUD është gati të mirëpres në ndërtesë 167 fëmijët dhe 10 edukatoret.

12:15
Këpucët e famshme të Winston Churchill shiten në ankand për 40,000 dollarë (Fotot)

Një palë këpucë prej kadifeje që i përkisnin Winston Churchillit janë shitur në ankand për afërsisht 40,000 dollarë.

12:08
Këta njerëz kanë tipare krejt të veçanta dhe vendosën t’ia tregojnë të gjithëve (Fotot)

Një shenjë unike lindjeje, një fytyrë me quka, ose vetulla me ngjyra të ndryshme, janë detajet e vogla që e bëjnë paraqitjen e dikujt shumë të veçantë.

12:08
Kosovë/ Qytetarët në radhë për testin PCR, ngjitur me njëri-tjetrin pas asnjë distancë

Qytetarët të cilët kanë ardhur për të bërë testin PCR pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nuk po mbajnë rendin dhe distancën gjatë pritjes.

11:52
Farkë, Veliaj në familjen kuksiane që iu ndërtua shtëpia nga e para: Aleanca jonë me njerëzit e ndershëm, me punë i mundim të gjithë

Vite më parë, Hamit Ismalaj dhe familja e tij lanë qytetin e Kukësit për t’u zhvendosur në Farkë, por shtëpinë që e ngriti me mund e djersë ia shkatërroi tërmetii 26 Nëntorit 2019. Me programin e Rindërtimit, Hamiti përfitoi një banesë të re, shumë herë më të fortë se ajo që kishte.

11:49
Tritol në makinën e prokurorit/ “Ndihem i kërcënuar”. KLP merr në mbrojtje Arjan Muçën: Atentat terrorist ndaj drejtësisë!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku prokurorit Arjan Muça iu vendos tritol në makinë, duk e cilësuar si akt terrorist ndaj drejtësisë.

11:43
Dita e Pavarësisë së SHBA-së/ Biden e mendon 4 korrikun si Ditën e Pavarësisë nga Covid 19

Presidenti Joe Biden ka thënë se shpreson që Amerika mund të “shënojë pavarësinë” nga Covid 19 më 4 korrik nëse njerëzit vaksinohen.

11:40
Fotot/ Kur fenomenet natyrore janë kapur në momentin e duhur

Është e pamohueshme se natyra ka një mënyrë për të na habitur, por pak prej nesh janë me fat të mjaftueshëm për të qenë në vendin e duhur në kohën e duhur në mënyrë që të kapni një fenomen të veçantë natyror.

11:39
“Kur kthehem në shtëpi jam thjesht Dua”, këngëtarja shqiptare prek të gjithë fansat me rrëfimin e fundit (INTERVISTA)

Këngëtarja Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, në kohën kur pandemia globale solli një mbyllje totale.

11:36
Kosova e vetmja pa asnjë dozë/ Hoti: Nuk do marrim vaksina nga Lindja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për disa javë pritet arritja e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, në mënyrë që të fillojë vaksinimi masiv.

11:34
Kombëtarja shqiptare luan miqësore me Republikën Çeke më 8 Qershor

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një tjetër miqësore në muajin qershor.

11:34
Dikur të abuzuar e alkoolizuar/ Kosovë, arinjtë e shpëtuar në strehën e gjelbër

Të ashtuquajturit arinj restorantesh në Kosovë, dikur mbaheshin në kushte të vështira por tani gëzojnë ditët në një mal të mbushur me borë, të çliruar nga zinxhirët e tyre.

11:31
“Çdo gjinie, jo vetëm meshkuj”/ Aktorja 74-vjeçare në kërkim të partnerit, habit të gjithë me kërkesën: Të ketë bërë vaksinën

Pandemia ka ndryshuar mënyrën e të menduarit në lidhje me kërkesat që kanë njerëzit kur vjen fjala tek partneri që duan të kenë përkrah vetes.

11:29
Një ‘bum’ binjakësh/ Po lindin më shumë se kurdoherë tjetër në botë

Më shumë binjakë po lindin në botë se kurdoherë tjetër por sipas kërkuesve, piku nuk është arritur ende.

11:11
I dënuar për vrasje/ Arrestohet 46-vjeçari në Milot, goditi edhe punonjësin e policisë

Një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Shkatërrim i pronës” ka rënë në prangat e policisë.

11:02
Parregullsi rreth përfaqësimit gjinor/ PS korrigjon listën e kandidatëve në Elbasan

Pasi KQZ ktheu listën për korrigjim, Partia Socialiste e ka korrigjuar listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit.

11:01
FOTO-LAJM/ Kryesojnë listën e Tiranës, Veliaj poston një foto me Luljeta Bozon dhe Najada Çomon

Najada Çomo dhe Luljeta Bozo do të kryesojnë listën e PS në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

10:56
Durrësi nën petkun pranveror (Fotot)

Si asnjëherë tjetër, qendra e qytetit bregdetar ka veshur petkun festiv të pranverës.

10:52
“Zemra e kaltër e Evropës”, Leonardo DiCaprio sërish në mbrojtje të lumit Vjosa

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, i ka dalë edhe njëherë në ndihmë iniciativës për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri.

10:45
Kryeministri Hoti: Masat që i kemi dizajnuar, kanë mundësuar mbajtjen gjallë të aktivitetit ekonomik

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.

10:40
Eksperti tregon arsyet: Ja pse njerëzit ndihen të lodhur nga puna online

Puna online ka qenë një zgjidhje gjatë një viti pandemie në të gjithë globin, ndërkohë që ajo vazhdon ende si një mënyre në shumë shtete që kanë kufizime për të parandaluar përhapjen e virusit. Por nëse mendoni që shumë njerëz e ëndërrojnë të punojnë nga shtëpia dhe jo në zyrë e keni gabim.

10:35
Rrushi i thatë është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë

Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të rrushit të thatë sjell përfitime të shumta në trup. Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë.

10:34
Italia mbyllet për Pashkë/ Lockdown në 3-4-5 Prill

Dekreti që do të miratohet sot nga këshilli i Ministrave në Itali e që do të jetë në fuqi nga 15 Mars deri më 6 Prill paraqet masa më kufizuese, në lidhje me kufizimi e rajoneve, me kalime të shumta në zonat e kuqe dhe portokalli; dhe në lidhje me mbylljet e planifikuara gjatë pushimeve të Pashkëve.

10:26
Shefi i OKB-së: Miliona njerëz kërcënohen nga uria

Dhjetëra miliona njerëz në dhjetëra vende përballen me uri akute, kryesisht për shkak të konflikteve, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

10:26
Sot pritet të mbërrijnë 38400 doza AstraZeneca, Manastirliu: Do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve

38400 doza të vaksinës AstraZeneca pritet të vijnë në vendin tonë ditën e sotme.

10:18
Situatë kritike në Mal të Zi/ Çdo 2 minuta infektohet një person, ndërsa çdo 150 minuta një person humb jetën

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi, deklaron, se “ne nuk e kontrollojmë dot më pandeminë”. Çdo 2 minuta në Mal të Zi infektohet një person, ndërsa çdo 150 minuta një person humb jetën.

10:14
Trafik i rënduar në bulevardin “Migjeni”, makinat të bllokuara prej orësh

Në bulevardin “Migjeni” në Kashar që lidh Unazën e Re me Yzberishtin është vendosur një trafikndarëse duke bllokuar bulevardin me rrugën kryesore.

10:10
Mjekja ngre shqetësimin: Fëmijët e infektuar me Covid janë më shumë sesa raportohen

Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve në vend njoftoi se në Shqipëri aktualisht po qarkullon varianti britanik i SarsCov2.

10:02
Vazhdojnë protestat në Mianmar, përkundër dhunës

Në Mianmar vazhduan protestat kundër grushtshtetit edhe sot, një ditë pasi një grup i të drejtave të njeriut tha se forcat e sigurisë kanë vrarë 12 protestues.

10:01
Hoti: Vaksinat antiCOVID çështje javësh, ia dolëm të menaxhojmë me sukses pandeminë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se për disa javë pritet që të arrijmë në Kosovë vaksinat anti-Covid, teksa ka shtuar se si qeveri ia kanë dal që me sukses te menaxhojnë me pandeminë.

09:40
66 pacientë me COVID po trajtohen në spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

66 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

09:40
“Sulmi lidhet me detyrën”/ Tritoli në makinë. Zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Muça, merret në mbrojtje familja

Një shpërthim me tritol i vendosur në makinën e prokurorit Arjan Muça tronditi Tiranën mbrëmjen e së enjtes në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Nga lënda plasëse vendosur në mjetin e prokurorit Arjan Muça, i cili ishte i parkuar në një qendër tregtare, fatmirësisht nuk pati të lënduar.

09:33
Një gënjeshtër me pasoja dramatike

Vrasja e mësuesit Samuel Paty prej një islamisti në Paris e ka zanafillën tek gënjeshtra e një 13-vjeçareje.

09:30
SHBA, një në pesë amerikanë humbën dikë të afërt nga pandemia COVID

Anketat e reja në mbarë SHBA-në tregojnë se 19 për qind e amerikanëve, përkatësisht rreth një në pesë persona, kanë një mik të ngushtë ose një të dashur që ka humbur jetën nga COVID-19.

09:22
Netflix po konsideron ndalimin e ndarjes së fjalëkalimit

Netflix po provon një ndalim të ndarjes së fjalëkalimit.

09:10
Shqiptarët i çojnë kursimet në blerjen e shtëpive, nivelet më të larta rajonale

Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thuajse tërësisht, duke zbehur në këtë mënyrë edhe instrumentin e trashëgimisë.

09:00
Biden e sheh 4 Korrikun si “Ditë të Pavarësisë” nga virusi

Disa orë pasi nënshkroi paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbajti një fjalim televiziv për të përshkruar fazën e ardhshme të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

08:48
The Weeknd bojkoton “Grammy Awards”, akuzon shfaqjen se nuk po nominon artistët me ngjyrë

The Weeknd po bojkoton zyrtarisht “Grammy Awards”, tha këngëtari për The New York Times.

08:46
Zanetti flet për transferimin e Messit te Interi dhe fitimin e titullit në Serie A

Javier Zanetti ka thënë se nuk mund të themi se Interi dëshiron të nënshkruajë me Lionel Messin pasi është i bindur se argjentinasi do të zgjasë kontratën e tij me Barcelonën.

08:34
Ç’duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

Vaksina e AstraZeneca u vlerësua për efektin, koston e avantazhet për t‘u ruajtur lehtë. Por po shfaqen dyshime lidhur me efikasitetin e saj. Disa vende kanë shqetësime serioze, madje kanë ndalur përkohësisht vaksinimin.

08:30
Palmer për kritikat e Grenellit ndaj Kurtit: Ai nuk e përfaqëson qeverinë amerikane

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi.

08:23
Tajlanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Tajlanda e shtyu shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të raporteve se shkakton mpiksje të gjakut – ndonëse nuk ka prova për këtë.

08:16
Kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut miraton hapjen e hetimit për akuzat ndaj Guvernatorit Cuomo

Kryetari i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, Carl Heastie tha të enjten se ai ka autorizuar Komisionin e tij të Drejtësisë për të filluar një hetim të akuzave për ngacmime nga gjashtë gra kundër Guvernatorit Andrew Cuomo.

07:59
​Kosovë/ Mblidhet sot komiteti për vlerësimin e situatës me COVID-19

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mblidhet sot.

07:39
Diell dhe rritje e ndjeshme temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

07:17
2 të vdekur pas vaksinimit me AstraZeneca, Italia ndalon përkohësisht përdorimin e vaksinës

Dy persona kanë humbur jetën në Itali pasi janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca. Sipas mediave italiane kjo ka bërë që autoritet shëndetësore italiane të urdhërojnë ndalimin përkohësisht të një grumbulli vaksinash AstraZeneca.

06:58
SHBA/ Bën betimin si Prokuror i Përgjithshëm, Merrick Garland

Merrick Garland të ejten bëri betimin si Prokuror i Përgjithshëm, në ceremeoninë e drejtuar nga Nënpresidentja Kamala Harris, në një ditë kur ai tha se do t’i jepte përparësi rikthimit së reputacionit të departamentit për pavarësinë politike, së bashku me sigurimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë.

06:32
Presidenti Biden parashtron fazat e mëtejshme të luftës kundër COVID-19

Presidenti Joe Biden shënoi një vit që kur pandemia e koronavirusit filloi të përhapej në Shtetet e Bashkuara, me fjalimin e tij të parë televiziv të enjten në mbrëmje, duke përkujtuar humbjen e më shumë se gjysmë milioni jetësh dhe ofruar shpresë për ditë më të mira përpara.

06:16
Covid-19/ Përkeqësohet situata në Francë, 80% e kapacitetit intensiv është zënë

Franca vazhdon të jetë në një situatë shumë të vështirë përsa i përket menaxhimit të pandemisë së Covid-19. Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Véran bëri një parashikim të situatës duke thënë se ajo do të përkeqësohet.

05:59
Si e përkeqëson stresi gjendjen e pacientit të infektuar me Covid-19?

Covid-19, një element viral që dhe pas një viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë shumë problematik. Siç kemi përmendur me pare, Virolenca ose Potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat i infektimit në masë. Fatmirësisht, infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e Imunitetit të Tufës (pra kemi Infektime në masë, rikuperime, rehabilitime dhe shërime në masë sigurisht.

05:05
Njihuni me 8 ushqimet që dëmtojnë veshkat dhe që duhet t’i shmangni

Veshkat luajnë një rol thelbësor në detoksifikimin e trupit. Veshkat janë gjithë kohës në punë, madje luajnë rol edhe në tensionin e gjakut. Cilësia e regjimit ushqimor ndikon fort në punën e veshkave.

03:54
Panik te banorët/ Shpërthimi i meteorit shkakton dridhje të ndërtesave në SHBA e Kanada

Princi William iu përgjigj publikisht deklaratave të vëllait të tij Harry dhe Meghan Markle, duke thënë se “ne nuk jemi një familje raciste”.

03:26
Khamenei: SHBA mbështet autoritetet saudite, pavarësisht rolit në vrasjen e Khashoggit

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha se SHBA-ja mbështet autoritetet e Arabisë Saudite, pavarësisht rolit në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.