Një qytetar është arrestuar në Fier pasi është dënuar për marrjen e pasurisë me dhunë.

I arrestuari është shtetasi me iniciale G.M., banues në Patos.

Ndërkohë, policia e Fierit njofton dhe arrestimin e një tjetër shtetasi, i dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Spcialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

M., 45 vjeç, banues në Patos.

Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pasi i ka mbetur të kryej edhe 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:

A., 30 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.

Ndalimi i 30-vjeçarit u bë pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa të konstatuara në datë 30.06.2020 në fshatin Drenovë, Mallakastër

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel