Është mbushur plotë një vit që kur në Kosovë u paraqit rasti i parë me Covid 19.

Një vit pas situata është përkeqësuar si asnjëherë më parë. Vetëm brenda dy javëve të fundit, mbi 60 persona kanë vdekur, janë regjistruar mbi 7 mijë raste të reja e mbi 10 mijë raste janë aktive.

Kjo ka bërë që spitalet të jenë afër limitit të trajtimit të pacientëve. Pavarësisht situatës, Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka siguruar vaksinën anti- covid.

Megjithëkëtë institucionet shprehen optimiste se do ta sigurojnë brenda javësh përmes donacioneve nga Covax dhe blerjes nga kompanitë në vlerë të 40 milionë eurove.

Derisa premtimet e kryeministrit shqiptar për ndarje të vaksinave për Kosovën, nuk u përmbushen e as nuk po përmenden si mundësi.
Numri total i rasteve pozitive gjatë një viti është mbi 75 mijë, prej të cilëve 1.682 kanë vdekur.

Top Channel