I dënuar për vrasje/ Arrestohet 46-vjeçari në Milot, goditi edhe punonjësin e policisë

12/03/2021 11:11
Ilustrim

Një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Shkatërrim i pronës” ka rënë në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim K.(B). L., 46 vjeç, banues në Mal i Bardhë, Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 31.01.2021, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij në fshatin Hasan, Fushë Krujë, pas orarit të pacaktuar për mbyllje. Gjatë kontrollit, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës specialistin e shërbimet të rendit pranë stacionit të Policisë Fushë Krujë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel