Qytetarët të cilët kanë ardhur për të bërë testin PCR pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nuk po mbajnë rendin dhe distancën gjatë pritjes.

Deri më tani askush nga institucioni nuk ka ndërhyrë për të distancuar qytetarët.

Të gjithë ata që i drejtohen institutit janë të dyshuar për Covid 19 pasi pajisen me dokumentin përkatës nga qendrat e mjekësisë familjare.

Kosova ende është në luftë të ashpër me pandeminë e COVID-19, ndërsa pritet marrëveshja për të siguruar vaksinat.

Top Channel