Në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafikim lëndësh narkotike, arrestohet në Vlorë

12/03/2021 14:45
Foto ilustruese

Një shtetas,  i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe drejtimin e trafikimit të drogërave nga Interpol Roma është arrestuar sot në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 11.02.2020, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel