Sherri te FRD/ Reagon Veliaj: Meta rast i rëndë i degradimit, partia të respektojë ligjin si të tjerët

12/03/2021 13:33

Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar për sherrin e ndodhur te FRD ku personazhi kryesor në ngjarje ishte presidenti Meta në përplasjen e fortë me policët bashkiakë.

Veliaj për News 24 tha se FRD nuk ka respektuar ligjin dhe se 10 ditë më parë bashkia u ka çuar shkresë në lidhje me lirimin e zyrave.

“I kemi çuar shkresa partive që të dalin, partitë e tjera e kanë respektuar vendimin, ndërsa FRD bën të fortin e lagjes sot bashkë me Metën , me shkresa që nuk i kuptojnë. Qëllimi im është të ruaj të gjitha asetet e bashkisë, dhe përderisa partitë e tjera e kanë respektuar lligjin edhe kjo parti do ta bëjë.

Ajo zyrë është në pronësi të bashkisë në Tiranë, kemi të bëjmë me një rast degradimi i të rëndë të Presidentit. Shkresa i është dërguar 10 ditë më parë zyrës dhe sot skadonte afati”, tha Veliaj.

Top Channel