E akuzoi se përdorte gjoksin për të marrë atë që donte, shoferja e kamionit fiton mbi 19 mijë paund pas betejës ligjore me kolegen
Netflix po provon një ndalim të ndarjes së fjalëkalimit.
Disa përdorues kanë raportuar se kanë parë një lajmërim duke thënë: “Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, keni nevojë për llogarinë tuaj për të vazhduar të shikoni”.
Një zëdhënës i tha BBC: “Ky test është krijuar për të ndihmuar e siguruar që njerëzit që përdorin llogari të Netflix janë të autorizuar ta bëjnë këtë.”
Ende nuk është marrë një vendim nëse kompania do ta hapë këtë në të gjithë rrjetin e saj.
Në provë, përdoruesit mund të verifikojnë se u lejohet të hyjnë në llogari me anë të një kodi, të dërguar përmes tekstit ose postës elektronike.
Netflix po përpiqet të godasë përdoruesit e papërshtatshëm, megjithëse është e paqartë se sa njerëz përdorin platformën kundër kushteve të tyre të shërbimit.
Top Channel