Bulevardi i bllokuar/Qindra automjete mbetën në trafik në bulevardin “Migjeni” në Tiranë

12/03/2021 16:19

Në njërin kah të bulevardit “Migjeni”që lidh Yzberishtin me unazën e re është krijuar trafik i rënduar, siç mund ta shikoni qindra automjete kanë ndaluar lëvizjen duke bllokuar rrugën e duke krijuar radhë kilometrike dhe devijimi i qarkullimit është bërë në një rrugicë të vogël e thuajse të shkatërruar.

Gati gjysmë ore të bllokuar . Unë jetoj edhe jashtë shtetit e më duket cudi e madhe shumë.

“Më shumë se gjysmë ore kam që pres. Puna më kërkon të shkoj diku tjetër e unë kam mbetur këtu. Se si do i bëhet”, tha një qytetar.

Jo vetëm stres e humbje kohe për shoferët, por mbi të gjitha bllokimi i këtij segmenti rrugor e përreth tij për shkak të punimeve është shqetësues për mjetet e emergjencave shëndetësore dhe atyre civile.

Top Channel