Veliaj për TCH: FRD të lirojë ambientin! Sipas ligjit nuk i takon se nuk është parti parlamentare

12/03/2021 15:15

Kryebashkiaku i Tiranës në një lidhje live në edicionin informativ të Top Channel tha se FRD duhet të lirojë ambientin sepse sipas ligjit nuk i takon se nuk është parti parlamentare.

Ai e quajti një ditë të turpshme për presidentin Ilir Meta.

“Sipas ligjit nuk i takon sepse nuk është parti parlamentare. Janë 12 parti që e kanë zbatuar rregullin, ishte një transferim rutinë. Ndërtesa ka dy policë që rrinë aty, nuk kanë vajtur për ta, të dëgjoj që presidenti rrihet me grushte. Ata policë që rrinë si rojën e janë dy baballarë që i kanë shërbyer qytetit, ishte e turpshme. Çfarë është e publikut i mbetet publikut, kjo është një ditë e turpshme për presidentin”, tha Veliaj.

Top Channel