Eksperti tregon arsyet: Ja pse njerëzit ndihen të lodhur nga puna online

12/03/2021 10:40

Puna online ka qenë një zgjidhje gjatë një viti pandemie në të gjithë globin, ndërkohë që ajo vazhdon ende si një mënyre në shumë shtete që kanë kufizime për të parandaluar përhapjen e virusit. Por nëse mendoni që shumë njerëz e ëndërrojnë të punojnë nga shtëpia dhe jo në zyrë e keni gabim.

Njerëzit janë të etur të kthehen në zyra, sepse puna nga shtëpia ka lënë shumë “të lodhur”, thotë një shef në zyrën dhe kompleksin më të madh të shitjeve me pakicë në Britani.

Howard Dawber, shefi i strategjisë në Canary Wharf Group, tha se: “Njerëzit duan akoma të ndajnë kohën midis vendit të punës dhe shtëpisë. Atyre iu mungon jeta në zyrë. Ata po e humbin mundësinë për të bashkëpunuar apo qoftë edhe për t’u takuar me njëri-tjetrin. Në udhërrëfyesin qeveritar për dhënien fund të kufizimeve të përhapjes së virusit ai rekomandon që njerëzit në Angli të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia ku është e mundur, megjithatë rikthimi do të jetë i vështirë”. Ndaj propozon që punonjësit të punojnë një ditë në javë ose disa ditë në muaj nga shtëpia.

Eksperti i punësimit dhe këshilluesi i karrierës, profesor Erion Muça ishte i ftuar sot në “Wake Up”, ku renditi arsyet pse ata që punojnë online ndihen të lodhur.

“Në fakt lodhja vjen si rrjedhojë e situatës dhe klimës globale që solli pandemia dhe kjo e përkthyer në raportin e punës apo marrëdhënies së punës, është një lodhje që ta të bëjë me cilësimin e punës online si të përkohshme.

Gjithmonë është ajo tendenca që njerëzit presin që të rikthehen dhe mosplotësimi i kësaj pritshmërie sjell një lodhje, një mërzi nga ana e tyre.

Një tjetër arsye pse njerëzit ndihen të lodhur është edhe përballja e menjëhershme me teknologjinë dixhitale, apo këtë rutinë të punuarit tanimë që jo kushdo e ka pasur. Dhe problematika më e madhe tanimë është fakti se jo të gjitha punët përshtaten apo mund të zhvillohen online.

Përballja e menjëhershme me teknologjinë dhe fakti që jo të gjitha punët bëhen online, ka sjellë një mbingarkesë të dyfishtë në raport me mënyrën si ishin mësuar njerëzit të punonin më parë. Kjo mbingarkesë ka bërë që ata të presin gjithmonë dëshirën për t’u rikthyer”, theksoi ai.

Top Channel