Elbasani përgatitet për festë/ Edhe këtë vit janë të ndaluara grumbullimet

12/03/2021 15:46

Elbasani po bëhet gati për Ditën e Verës.

Edhe pse nuk do të ketë festime të mëdha dhe grumbullime për shkak të kushteve të diktuara nga pandemia, përsëri qyteti është zbukuruar ndërsa atmosfera duket se sjell një klimë pozitiviteti dhe shprese.

Bashkia e Elbasanit ka parashikuar organizime të vogla edhe këto të monitoruara rreptësisht për të mos shkaktuar grumbullime.

“Ky është i dyti vit me radhë që kryeqyteti i Ditës së Verës pezullon festimet. Një vit më parë Shqipëria ishte në karantinë dhe festimet u zhvilluan vetëm në vatrat familjare. Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë grumbullimet pasi shëndeti është cështja kryesore”, tha Vesa Liço, nënkryetare e Bashkisë Elbasan.

 

Top Channel