Sot pritet të mbërrijnë 38400 doza AstraZeneca, Manastirliu: Do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve

12/03/2021 10:26

38400 doza të vaksinës AstraZeneca pritet të vijnë në vendin tonë ditën e sotme.

Shefja e ISHP-së, Silva Bino tha ditën e djeshme se kjo vaksinë është e sigurt dhe e efektshme te të gjitha moshat, pa përfshirë ata mbi 65 vjeç.

Studimet e kanë vërtetuar një gjë të tillë, shtoi Bino, për këtë arsye Italia dhe Gjermania janë tërhequr nga vendimi për të vaksinuar me AstraZenica vetëm mbi 65-vjeç dhe e kanë shtrirë atë në të gjithë popullsinë.

Me këto doza do të vaksinohen mësuesit, proces i cili pritet të nisë të shtunën.

Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

“38400 vaksina të AstraZeneca, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit COVAX mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Manastirliu në Twitter.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu

 

 

 

 

Top Channel