Trafik i rënduar në bulevardin “Migjeni”, makinat të bllokuara prej orësh

12/03/2021 10:14
Trafiku në bulevardin “Migjeni”

Në bulevardin “Migjeni” në Kashar që lidh Unazën e Re me Yzberishtin është vendosur një trafikndarëse duke bllokuar bulevardin me rrugën kryesore.

Kjo ka krijuar trafik të rënduar makinash në rrugë.

Një qytetar ka denoncuar rastin në redaksinë e Top Channel, janë mbi 200 makina të bllokuara në mes të rrugës pa lëvizur prej disa orësh.

Në Bulevardin Migjeni sot në mëngjes herët e kanë bllokuar me trafikndarëse aksesin që ky bulevard ka me rrugën kryesore dhe këtu po të vish do shohësh një skandal të vërtetë. Janë mbi 200 makina të bllokuara në mes të rrugës pa lëvizur prej disa orësh. Kjo është zgjidhja që i është dhënë nga autoritetet”, shkruan një qytetar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel