Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Shkodër.

Mësohet se rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj, saktësisht në vendin e quajtur Ura e Bardhajve, drejtuesi i mjetit, tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur.

Si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar, të cilët janë L. H. 28 vjeçe, që ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, që është larguar nga vendi ngjarjes.

Top Channel