Përmbytjet në Japoni vrasin të paktën 18 njerëz pas reshjeve rekord

06/07/2020 20:57

Punonjësit e shpëtimit në Japoni kanë nisur kërkime të dëshpëruara, pasi dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur ose të humbur prej përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet rekord në ishullin jugor të Kyushu.

Autoritetet konfirmuan vdekjen e të paktën 18 njerëzve ndërsa 14 janë ende të humbur në prefekturat e Kumamoto e Kagoshima. Imazhet nga zonat e prekura tregonin shtëpi të shkatërruara nga forcat e ujërave përmbytës.

Agjencia Meteorologjike vendase e kishte dhënë paralajmërimin e saj për reshje të paprecedenta në fundjavë dhe rekomandoi evakuimin e rreth 270,000 njerëzve në katër prefektura të ishullit.

Fshati Kuma në Kumamoto pa të binin një rekord prej 83.5 milimetra shi në një orë të shtunën, kurse në qytetin Kanoya në Kagoshima ranë sot 109.5 mm brenda një ore.
Paralajmërimet për shira të rëndë mbeten në fuqi për Kumamoto e Kagoshima dhe të tjera përmbytje priten.

Mes dëmeve të rënda përfshihej dhe një hekurudhë që u shkatërrua kur lumi Kuma doli nga brigjet e tij në Hitoyoshi.

FOTO GALERI
1/4
Dhjetra njerëz kanë mbetur të vdekur ose të humbur prej përmbytjeve të shkaktuara në ishullin jugor të Kyushu.

Top Channel