Sonte në “Open”/ Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo thyen heshtjen disamujore

06/07/2020 20:23

Sonte në orën 21:00, Najada Çomo thyen heshtjen disamujore.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT do të rrëfehet ekskluzivisht në “Open” përballë Eni Vasilit për heronjtë e heshtur me bluza të bardha brenda Infektivit.

Historitë e personave që ia dolën ta mposhtin virusin dhe atyre që e humbën betejën, mjekimet, masat e marra nga Qeveria dhe rritja e të infektuarve gjatë ditëve të fundit. Për këto dhe të tjera, Najada Çomo rikthehet në “Open” për të treguar me detaje se çfarë ndodh brenda Spitalit Infektiv, aty ku i kanë sytë dhe kanë varur shpresat personat e prekur nga koronavirus dhe familjarët e tyre.

Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit, psikologë, politikanë, njerëz të fesë dhe gazetarë do të zbërthejnë ngjarjen horror të Kombinatit, ku Zhaneta Josifi së bashku me dy vajzat e saj vendosën të vetëflijohen me qëllim ringjalljen.

Top Channel