Kufizimet në kufi/ Mund të udhëtojmë lirshëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë, në Greqi vetëm ata që kanë leje qëndrimi

07/07/2020 10:36

Policia e Shtetit në një njoftim të fundit lajmëron qytetarët shqiptarë se mund të lëvizin lirshëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, drejt Malit të Zi mund të udhëtojnë vetëm që kanë bërë testin e COVID-19 në 48 orëve e fundit dhe kanë rezultuar negativë.

Ndërsa, në shtetin grek mund të futen vetëm personat e pajisur me leje qëndrimi dhe kamionët që kanë autorizim.

Njoftimi

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

• me Kosovën 🇽🇰 lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi 🇲🇪 mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

• me Maqedoninë e Veriut 🇲🇰 lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë 🇬🇷 lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

• me vendet e tjera të zonës Schengen 🇪🇺 nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë 🇦🇱 kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

Top Channel