Lufta me taksa/ BE dhe SHBA shënojnë një tjetër përplasje

07/07/2020 01:41

BE tha se do të veprojë me ashpërsi nëse SHBA vijon me kërcënimet për të vendosur tarifa të reja mbi mallrat evropiane. Ky është akti më i fundit në një përplasjeje të gjatë me Uashingtonin në lidhje me subvencionet që BE i jep prodhuesit të avionëve Airbus.

Prej më shumë se një dekade, BE dhe SHBA kanë akuzuar njëra tjetrën se po vënë dorë në tregjet e tyre të aviacionit me reduktime taksash, grante kërkimesh dhe ndihma të tjera. Muajin e shkuar, SHBA kërcënoi me taksa mallra evropiane si birra, xhini dhe ulliri, duke përshkallëzuar më tej përplasjen. Të hënën, komisioneri evropian për tregtinë, Phil Hogan tha se Uashingtoni kishte refuzuar hapat drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

Unë dua të siguroj njerëzit se ne jemi të gatshëm të veprojmë me vendosmëri në emër të BE-sw nëse nuk do të shohim rezultatet që presim nga SHBA për finalizimin e një mosmarrëveshjeje 15 vjeçare – tha ai para Komitetit të Tregtisë në Parlamentin Evropian. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë tashmë se subvencionet që BE i ka dhënë Airbus në 2004 kanë qenë të paligjshme.

Sidoqoftë, ajo e konsideron njësoj edhe mbështetjen e SHBA për kompaninë Boeing. Në linjë me vendimin e OBSH, SHBA ka vendosur tarifa prej 15-25 për qindësh mbi mallra evropiane me vlerë 7.5 miliardë dollarë. Por, muajin e kaluar, SHBA tha se po konsideronte më shumë taksa mbi tregtinë me BE, një lëvizje që është konsideruar e tepruar nga Brukseli.

Top Channel