Devoll – Mbytet aksidentalisht një 53-vjeçar në një rezervuar.

Ngjarja në rezervuarin e Sellcave afër Bilishtit.  Viktima dyshohet të jetë ndodhur që mbrëmë ndërsa trupi është gjetur nga familjarët sot.

Devoll/Informacion paraprak

Ditën e sotmë në mëngjes, afër qytetit të Bilishtit, në vendin e quajtur “Rezervuari i Sellcave”, dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, banues në Bilisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel