E mërkurë, 15 Korrik 2020
12:18
Dita e fundit e aplikimeve për dëmet nga tërmeti, radhë të mëdha në qendër të qytetit të Durrësit

Dita e fundit e aplikimeve për dëmet nga tërmeti ka shkaktuar radhë të mëdha në qendër të qytetit të Durrësit ku bëhen aplikimet.

12:17
Prangosen tetë persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

8 persona kanë rënë nën prangat e policisë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

12:10
Foto para famës, nuk do ta besoni si dukej Genta Ismajli shumë vite më parë (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka publikuar një ditë më parë në “Instastory” një foto të shumë viteve më parë.

12:05
Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor/ Reagon Rama: U votua pa konsensus sepse…

Mbyllet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku ndryshimet Kushtetuese u miratuan në parim me 10 vota pro dhe pesë kundër. Deputetët që votuan kundër janë: Korab Lita, Alban Zeneli, Edjola Braha, Aurora Mara dhe Andi Përmeti.

11:59
Nigeria tejkalon shifrën prej 33 mijë të infektuar me COVID-19

Mbi 460 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Nigeri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në më shumë se 33 mijë.

11:53
FOTO/ Përmbytjet në Indonezi, humbin jetën të paktën 16 persona

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë Sulawesi-n Jugor në Indonezi, kanë humbur jetën të paktën 16 persona.

11:50
Përfundon takimi Basha-Meta/ Presidenti: T’i qëndrohet marrëveshjes! Jo aventurë me Kushtetutën

Ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD që nisi para një ore.

11:47
Rusi, mbi 746 mijë raste me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.

11:39
Motori përplas fëmijën 6-vjeç, niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë, ku një motor ka përplasur një fëmijë 6-vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

11:34
Vrasje dhe prodhim narkotikësh/ Kush janë 4 të piketuarit e radhës së OFL (Emrat)

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

11:28
E rëndë në Greqi/ Gjendet trupi i pajetë i një 16 vjeçareje me origjinë shqiptare pranë një kishe

Organet greke të Rendit kanë gjetur në Trikalla , pranë një kishe , trupin e pa jetë të një vajze 16 vjeçare qe thuhet se është me origjinë shqiptare.

11:25
Del autopsia e aktores që u mbyt në liqen

Aktorja Naya Rivera vdiq nga mbytja aksidentale, thanë zyrtarët në Kaliforni pas një ekzaminimi pas vdekjes.

11:24
FOTO/ Shqipëria me kontingjent të ri në grup-batalionin e NATO-s në Letoni

“Shqipëria do të ketë kontingjentin e saj të ri në grup-batalionin e NATO-s në Letoni”. Kështu shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një postim të sajin në rrjete sociale.

11:23
Covid-19/ Situata në spitalin Infektiv: 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive, 4 të intubuar

Ministria e Shëndetësisë tha se vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze.

11:21
S’ka vendim tjetër për shtyrje, sot afati i fundit për bizneset që të paguajnë tatimet

Bizneset në vend sot kanë afatin e fundit për deklarim dhe pagim të tatimeve për tremujorin e dytë (TM2) të këtij viti. Përkundër pandemisë dhe vështirësive financiare që kanë disa kompani, ato nëse nuk respektojnë këto afate ligjore do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi.

11:14
Meksika dhe SHBA për shkak të COVID-19 mbyllin deri me 21 gusht kufirin

Meksika dhe SHBA vendosën të mbyllin kuftijtë e tyre për kalimet “jo të detyrueshme” deri më 21 gusht për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 në vendet e tyre.

11:07
Rëndohet situata në vend/ Covid vret 21 vjeçaren. Sot 4 viktima dhe 85 të infektuar

Një 21-vjeçare ka humbur jetën nga covid-19. Ajo është viktima më e re në vendin tonë që humb jetën si pasojë e koronavirusit.

11:01
Gjiknuri tek “Ligjet”: Hapja e listave mund të sjellë edhe tensione, por nuk duhet të kemi droje

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish ditën e sotme për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, po ashtu edhe për marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

10:58
Pamjet/ Brenda spitalit të horrorit në Afrikën e Jugut!

Një investigim ekskluziv disa javor i BBC-së në spitalet e ndotura në Afrikës së Jugut ka ekspozuar një dështim të jashtëzakonshëm të sistemit shëndetësor në vend.

10:47
Lombardia heq maskat në ambjente të hapur: S’ka nevojë, nëse ka distancë!

Në Lombardi, është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës në ambjente të hapura me kushtin që të ruhet distanca e sigurisë për të paktën një metër.

10:47
Meta nxjerr videon e Ramës: Shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video të mëparshme të kryeministrit Edi Rama ku ai fliste për ndryshimet Kushtetuese, për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

10:38
Tjetër përplasje vdekjeprurëse e trenave në Republikën Çeke

Autoritetet thanë se një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Republikën Çeke.

10:34
SPAK me 13 prokurorë, ambasadorja Kim: Të paskrupujt kanë më pak mundësi për t’u fshehur

Numri i prokurorëve të SPAK shkoi në 13 pas betimit të Manjola Kajanës. Për këtë vjen edhe reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

10:27
Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.300 vdekje, në Meksikë 836 dhe në Indi 582.

10:23
Dibër/ Vodhi banesën e një shtetasi, identifikohet dhe kapet autori

Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses.

10:16
Maqedoni e Veriut, fillon votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të mërkurën i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit.

10:12
“BE është këtu për ju”/ Soreca në Vlorë: Ne do vazhdojmë të investojmë

Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luiggi Soreca.

10:11
Sot përcaktohen finalistët, Teuta do “hakmarrjen” ndaj Kukësit për turpërimin në kampionat

Është momenti për të njohur për të njohur finalistet e Kupës së Shqipërisë.

10:05
Nga Sharon Stone tek Rita Ora, VIP-at që dolën pa reçipeta në publik (FOTOT)

Yjet e showbizzit janë bërë disa herë objekt diskutimesh për (zh)veshjet e tyre. Edhe pse në shumë raste shfaqen ekstravagante dhe plot sharm, jo pak herë e kanë tepruar.

09:53
Pse po përhapet kaq shpejt Covid-19? Shefi i zyrës së OBSH tregon 3 gabimet që bëjmë çdo ditë

Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skender Syla, me anë të një postimi në rrjete sociale shpjegon se përse po përhapet kaq shpejt COVID-19.

09:50
Përdhunimi dhe drogimi i 17-vjeçares në Kamëz/ Arrestohet një 17-vjeçar që ka lidhje me ngjarjen

Policia ka arrestuar sot A. M., 17 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim lidhur me operacionin e koduar “Nikla”, për rastin e një 17 vjeçare në Fushë Krujë, e cila është ngacmuar dhe shfrytëzuar seksualisht për muaj me radhë nga disa persona, për shkak edhe të varësisë që ajo krijoi nga droga.

09:43
Krujë/ Shpërthim me lëndë plasëse pranë banesës së 22-vjeçarit, detajet e para

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur jashtë rrethimit të një banese në Krujë, në orët e para të mëngjesit.

09:32
Pejë, tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 41 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 23 të tjerë në pritje të rezultateve.

09:26
Operacioni “Domosdova”/ Shkon në 5 numri i të arrestuarve

Operacioni “Domosdova” ka çuar deri më tani 5 persona në pranga.

09:22
A po e humbasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollin e epërsisë botërore? Rezultatet e sondazhit

A po e humbasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollin e epërsisë botërore? Sipas një sondazhi të fundit shumë vetë në Gjermani mendojnë se në dekadat e ardhshme Kina do ta zëvendësojë SHBA-në si superfuqi botërore.

09:20
Fillon puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti nëntorit, Veliaj: Tirana ngrihet bashkë

Më 26 nëntor të vitit të shkuar, Ardjanit ashtu si edhe shumë qytetarëve të tjerë iu duk sikur iu përmbys bota kur tërmeti i fortë ia bëri shtëpinë të pabanueshme.

09:09
Vjedhje, mashtrim e dhunë në familje, policia e Korçës iu vë prangat tre të kërkuarve

Gjatë orëve të fundit policia e Korçës ka arrestuar tre shtetas në kërkim për veprat penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”, “Mashtrimi” dhe “Dhuna në familje”.

09:06
Lëkundje tërmeti në Korçë, ja sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës.

08:57
Foto/ Tek Infektivi një grua e intubuar në luftë për jetën, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një tjetër foto nga spitali Infektiv aty ku luftohet për jetën.

08:51
Ndryshimet Kushtetuese/ Meta pret sot Lulzim Bashën në takim

Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë sot në orën 11:00 një takim në presidencë me kreun e PD, Lulzim Basha.

08:47
“I kemi ruajtur me “fanatizëm” nga Covid-19″/ Mjekja: Nuk është e lehtë që në një spital ku lind jeta, të aktivizosh protokolle që ndalojnë hyrjen e baballarëve

Mjekja Anika Dokle në një kohë që gjithë kolegët e saj apelojnë për kujdes e respektim masash nga covid19, hedh dritë pozitive në këtë kohë, duke u ndalur veçanërisht tek jetët e reja që lindin.

08:39
Twiter mbush 14 vjeç

Më 14 korrik të vitit 2006, Twitter hyri në përdorim, kurse, sot është një nga platformat e mediave sociale më të mëdha në botë.

08:35
Fillon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut

Në ora 07:00 ka nisur procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut i cili do të zgjasë deri në ora 21:00. Ky proces, për shkak të situatës me COVID-19, është organizuar në tri ditë radhazi.

08:30
Katër vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

Sot bëhen katër vjet nga përpjekja ushtarake për grusht shtet në Turqi.

08:21
“Nuk më është rritur paga asnjë qindarkë që nga 2013-a!”/ Paralajmëron Kalo: Me qetësimin e situatës shumë mjekë do të…

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ndërsa sjell në vëmendje vendimin e kryeministrit të Francës për t’i rritur pagën gjithë personelit mjekësor, pyet nëse po mendohet një gjë e tillë edhe për mjekët shqiptarë.

08:08
Shpresë nga kompania Moderna: Rezultate optimiste në provat me vaksinën kundër COVID

Kompania Moderna njofton se vaksina a e saj eksperimentale kundër koronavirusit ka rezultuar pa probleme serioze për individët që u vaksinuan dhe ka nxitur një reagim të sistemit imunitar në të 45 vullnetarët që morën pjesë në eksperiment.

08:02
Thaçi sot vazhdon intervistimin në Hagë për të tretën ditë me radhë

Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, do të intervistohet sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

07:49
Gruaja e “çeliktë”/ Ftoi betejën me kancerin dhe i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit, 99-vjeçarja mposht edhe COVID-19

Pasi i mbijetoi një përpjekje për vrasje në periudhën naziste, një rrëzimi të aeroplanit dhe kancerit të gjirit, një grua plot 99 vjeçe ka arritur të mposhtë edhe koronavirusin.

07:34
Foto/ U diagnostikua me kancer, infermierja 28-vjeçare rrëfen të gjithë vështirësitë

Një infermiere në Britaninë e Madhe, është diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës, pasi mjekët i gjetën një tumor me madhësi sa të një topi tenisi. Infermierja Denstiny Wade, 28-vjeçe, kishte programuar të niste disa seanca kimioterapie në muajin mars, mirëpo pandemia e koronavirusit anuloi të gjithë planet. Denstiny tha për mediat vendase se e kuptoi sëmundjen pasi gjatë marrëdhënies seksuale me bashkëshortin kishte gjakderdhje, megjithatë thotë se nuk i kishte shkuar kurrë mendja që në trupin e saj mund të kishte kancer.

07:26
Mot i freskët dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat juglindore pritet që pasdite të ketë dhe rrebeshe afatshkurtër.

07:00
Covid luan me shkencën! U nisën të pastër, pas 35 ditësh në det 57 peshkatarë kthehen të infektuar

COVID-19, po bëhet gjithmonë e më shumë një virus i paparashikueshëm, aq sa edhe OBSH dhe mjekë të njohur kudo në botë, kanë dhënë shpesh udhëzime kontradiktore. Anija e peshkimit Echizen Maru e la portin në Ushuaia, Argjentina Jugore, 35 ditë më parë.

06:35
Foto/ Arrestim barbar, policët në Brazil shtrinë në tokë të moshuarën dhe e shkelin me këmbë mbi qafë

Dy policë në Sao Paulo të Brazilit, janë pezulluar nga detyra dhe janë vendosur në hetim, pasi njëri prej tyre shkeli me këmbë mbi qafë një të moshuar me ngjyrë. Në pamjet e bëra virale, shikohen dy policët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, duke arrestuar pronaren e një bari dhe djemtë e saj.

06:16
Video/ Ndjekje si në filma, oficerja “masakron” dy të droguarit, ja momenti kur i përplas me makinë dhe….

Një oficere policie nga Marion County, iu në ndjekje një makine tip “Hyundai Elantra” në të cilën ishin dy burra. Samantha Horne, u përpoq të ndalonte makinën, por shoferi i “Hyundait nuk iu bind.

05:53
Suplementët e kalciumit/ Rreziku serioz për shëndetin e zemrës

Të shumtë janë ata që mendojnë se kalciumi është një mineral i rëndësishëm vetëm për shëndetin e kockave. Në të vërtetë, kalciumi është i domosdoshëm edhe për të rregulluar pehashin e gjakut. Kalciumi është alkalin dhe nëse gjaku bëhet shumë acidik atëherë trupi pëson një shok dhe njeriu bie në koma.

05:31
Shqetësimet që sjell inflamacioni, mos iu ndani këtyre ushqimeve

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

05:05
Farat e vogla chia/ Të mira për zemrën dhe diabetin, ideale si burim proteinash

Fara Chia janë fara të vogla të zeza nga bima Salvia Hispanica. Kjo bimë është në të njëjtën familje botanike me bimën e sherebelës që rritet gjerësisht në Shqipëri. Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie. Edhe pse shumë të vogla, farat chia përmbajnë disa lëndë ushqyese tejet të rëndësishme. Farat Kia janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë.

04:44
Njihuni me kurat e shpejta dhe të shëndetshme për pastrimin e mëlçisë

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm në trupin e njeriut. Ajo luan shumë role thelbësore në organizëm si pastrimi i gjakut, luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe tretja. Mëlçia është organi i vetëm në trup që rregullon veten në rast dëmtimi, por ajo ka nevojë të pastrohet rregullisht. Në këtë artikull do të mësoni disa receta të thjeshta për pije të shëndetshme që do t’ju ndihmojnë të pastroni mëlçinë.

04:22
Harubi, diamanti i rivierës shqiptare

Kur e sheh për herë të parë nuk ta mbush syrin. Kjo lëvore e thatë me ngjyrë kafe të errët me fara të forta si guri nuk duket aspak e ngrënshme. Në Shqipëri e njohim si xhixhibanoz, kecibanoz, cicibun, sqillo, por në këtë artikull do t’i referohemi si Harub. Kur vjen puna tek emërtimet, njerëzit hezitojnë ta quajnë frut, por me siguri nuk bëhet fjalë për perime.

03:55
SHBA tërhiqet vendimi për vizat e studentëve të huaj

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë vendimin e saj, për të revokuar vizat për studentët e huaj.

03:33
Fauci: Rihapja e shkollave duhet të vendoset nga autoritetet lokale

Autoritetet lokale duhet të vendosin nëse do t’i rihapin shkollat për vitin shkollor në vjeshtë, shprehet eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse. I pyetur lidhur me insistimin e Presidentit Trump për rihapjen e shkollave sa më parë, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike tha:

02:55
Nju Jork/ Gjykatësi lejon botimin e librit të mbesës së Presidentit Trump

Një gjykatës i shtetit Nju Jork hoqi të hënën masën e përkohshme që i ndalonte mbesës së Presidentit Donald Trump të botonte një libër që ofron një pamje jo të favorshme të presidentit amerikan dhe familjes së tij.

02:34
Zyrtari i DASH: Sanksionet ndaj Kinës nuk përjashtohen

Diplomati më i lartë amerikan për Azinë Lindore tha të martën se Shtetet e Bashkuara mund të përgjigjen me sanksione ndaj zyrtarëve dhe ndërmarrjeve kineze të përfshira në akte imponimi në Detin e Kinës së Jugut. Komentet u bënë nga David Stilwell, ndihmës sekretari i shtetit për Azinë Lindore.

02:02
SHBA, ekzekutimi i parë federal me vdekje pas 17 vjetësh

Pas 17 vjetësh, qeveria amerikane kreu ekzekutimin e saj të parë me vdekje. Ekzekutimi i të burgosurit Daniel Lewis Lee u krye pas vendimit të Gjykatës së Lartë të martën herët në mëngjes që rrëzonte urdhrin e një gjykate më të ulët për tre ekzekutime të planifikuara për këtë javë dhe një tjetër të caktuar për muajin e ardhshëm.

01:39
Britania heq pajisjet e firmës Huawei nga rrjetet 5G

Kryeministri britanik Boris Johnson dha urdhër që pajisjet e kompanisë kineze Huawei të hiqen plotësisht nga rrjeti 5G i Britanisë deri në vitin 2027, duke sinjalizuar se prodhuesi më i madh i pajisjeve të telekomit në botë nuk është më i mirëpritur në Perëndim. Vonesa shtatë vjeçare do të kënaqë operatorët britanikë të telekomit, si BT, Vodafone dhe Three, të cilat trembeshin se do të detyroheshin të shpenzonin miliarda për të hequr pajisjet e firmës Huawei në një kohë të shkurtër.

01:21
Studimi/ Covid-19 shkakton dëme edhe me shenja në tru

Sipas neurologëve britanikë, SARS-CoV-2 mund të shkaktojë dëme serioze në tru dhe sistemin nervor qendror që shkaktojnë psikoza, paraliza dhe hemoragji cerebrale dhe që shpesh konstatohen mjaft vonë.

00:57
Francë, rritje historike pagash për mjekët

Franca ka aprovuar një rritje rrogash të përshkruar si historike në vlerën e 8 miliardë eurove për punonjësit e shëndetësisë, rolin e të cilëve në luftën kundër pandemisë qeveria e ka vlerësuar mjaft.

00:36
Trump – Fauci/ Presidenti: Nuk kemi probleme

Presidenti Donald Trump deklaroi se ka “një marrëdhënie shumë të mirë” me Dr. Anthony Fauci pavarësisht njoftimeve të medias në fundjavë se administrata po minon zërin e një prej anëtarëve më të spikatur të ekipit të punës për koronavirusin. Edhe pse i komentoi në mënyrë të favorshme për marrëdhëniet e tij me kryekspertin, Trump shtoi megjithate se “ nuk është përherë dakort me të”.

00:15
Vendimi i KAS-it/ Guardiola nuk e fsheh lumturinë, Klopp e Mourinho hidhen në sulm

KAS-i i Lozanës i hoqi pezullimin dy vjeçar nga Kupat e Europës klubit anglez të Manchester Cityt, ndërsa tekniku spanjoll i “citizens” Pep Guardiola nuk e fshehu entuziazmin në konferencën për shtyp të pasdites së sotme.

E martë, 14 Korrik 2020
23:50
Atalanta luan “tenis” me Brescian, kap vendin e 2-të

Atalanta luan tenis me Brescian. Skuadra bergamske u konfirmua si sulmi më i mirë i Serie A, pasi mposhti me rezultatin tenistik 6-2 “dallandyshet” në ndeshjen që hapi javën e 33-të të Serie A.

23:38
Chelsea rikthehet te fitorja, blindon për momentin vendin e 3-të

Chelsea hodhi pas shpatullave humbjen turpëruese ndaj Sheffield United dhe u rikthye te fitorja në javën e 36-të të Premier League, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Norwich City-n skuadër që e ka prerë biletën për në Championship sezonin e ardhshëm.

22:54
Foto/ I hyri ariu në shtëpi dhe e sulmoi, burri rrëfen të gjithë tmerrin e përjetuar: Dëgjova një zhurmë…

Një burrë në Kolorado të SHBA-ve, i cili u sulmua nga një ari dhe si pasojë iu shkaktuan dëmtime të shumta në fytyrë e qafë, ka rrëfyer për mediat vendase të gjithë tmerrin e përjetuar. Dave Chemosky, 54-vjeç, thotë se dëgjoi papritur, një zhurmë që vinte nga kati i parë i shtëpisë.

22:41
Foto/ Ekzotike sa më s’ka, njihuni me fshatrat e Spanjës që po “çmendin” turistët…

Në këto ditë të nxehta vere, një shëtitje në fshat do të ishte zgjedhja më e mirë. Fshatrat e Spanjës, janë cilësuar si disa nga destinacionet më të bukura në botë.

22:24
WhatsApp bie në të gjithë botën: Mijëra përdorues raportojnë probleme

Whatsapp është një nga aplikacionet e njohura të mediave sociale në botë, por duket se këtë mbrëmje ka pasur probleme.

22:12
“Një nuse si Sara”/ E ëma e Ledri Vulës zbulon sekretet

Pushime on Top ka udhëtuar në Brezovicë, në një shtëpi të veçantë me një familje të veçantë. Xheraldina Vula , mamaja e reperit të njohur kosovar, Ledri Vula , ka rrëfyer të gjitha sekretet e familjes së saj , pasionit për gatimin por dhe të pathënat për Sarën dhe Ledrin . Si e sheh Sarën si nuse shtëpie ajo?

21:52
Për ata që nuk besojnë! Manastirliu publikon foton: Ka shumë gjëra që nuk i shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një status në facebook i drejtohet asaj pjese e cila nuk beson në ekzistencën e covid-19, ndërsa ka publikuar dhe një foto nga spitali.

21:45
Astronomët dëshmojnë vitet e “adoleshencës” së universit pas zbulimit të shpërthimit të largët

Reja shkëlqyese e një shpërthimi hapësinor disa miliarda vite dritë larg, u ka dhënë astronomëve një dritare për të hedhur dritë mbi vitet e “adoleshencës” së universit tonë, thotë një studim i ri.

21:39
Foto/ Burri shpirtmirë bën gjestin e madh, shpëton skifterin që ishte bllokuar dhe…

Në pamjet e bërë virale, shikohet burri duke ju afruar zogut dhe filloi t’i lirojë këmbën që e kishte të bllokuar.

21:27
Tiranë/ Bie nga kati i katërt 36-vjeçari, detajet e para

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt shtetasi E.L., 36 vjeç,

21:20
Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike, gjatë së cilës janë pajtuar për të punuar më ngushtë në mënyrë që të sigurohet një stabilitet i qëndrueshëm në Libi.

21:12
Momente paniku/ Burri kërcënon pasagjerët e aeroplanit se do t’i vrasë nëse nuk e pranojnë që Jezusi ishte një njeri me ngjyrë

Një episod aspak i hijshëm është shënuar në një fluturim të linjës ajrore “Alaska Airlines” në SHBA.

21:07
U sulmua nga një peshkaqen/ Gruaja nuk heq dorë: Ende jam e dashuruar me ata…

Një grua në Australi është sulmuar nga një peshkaqen, por megjithatë ajo nuk ka hequr dorë prej tyre dhe teksa ishte duke hyrë për në ambulancë, thërriti se ende i dashuron ata.

21:04
“Tundja djepin ndërkohë që studioja”/ Zv.ministrja e mjedisit tregon sakrificat

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar zv. Ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi. Në studio po flitej mbi diferencat që ndodhin në punë, mes meshkujve dhe femrave. Duke nisur nga pozicioni, pagesa e kështu me radhë.

20:53
Korçë/ Qëllon në ajër, i riu kapet nga policia

Pak minuta më parë në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës një shtetas 32 vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

20:42
Fiks Fare/ Fqinji zapton me forcë tokën e gruas që i kanë vrarë djalin për një plep

Fiks Fare trajtoi rastin e një zonjë nga Luz i Madh Kavajë, Refije Xhani, që para tre vitesh i kanë vrarë djalin 25 vjeç për një plep nga një komshi dhe nuk kërkon që edhe djali tjetër të ketë të njëjtin fat.

20:41
Momentet dramatike kur luani me fat kërkon të hajë shtatë impala njëherësh (foto)

Në disa foto dramatike është kapur momenti kur një luan 160 kg tenton të hajë të shtatë impalat që i dalin përpara.

20:30
Hetimi për Tirana-Bylis/ Refik Halili mohon akuzat: Skuadra është e pastër

Janë mbyllur seancat dëgjimore të komisionit të etikës së FSHF-së në ditën e dytë ku kanë qenë të pranishëm drejtues dhe futbollistë të Tiranës.

20:26
Prapaskenat e largimit/ Ish-trajneri i Partizanit nuk takoi asnjë drejtues të klubit para ikjes në Itali

Ditën e premte, trajneri Adolfo Sormani duhej të ishte prezent në këtë stadium, për të drejtuar Partizanin në derbin ndaj Tiranës, por duket se frika nga COVID-19, e pengoi të realizonte diçka të tillë.

20:24
Historiku i censurës/ Ekspozohen shkresa dhe libra të ndaluar të shkrimtarëve gjatë komunizmit

Në komunizëm mund të ishe objekt i kritikave për shfaqe të huaj qe në gjëra të thjeshta si përshembull të guxoje në mënyrën se si vishesheshe apo dukeshe, por edhe po të lexoje literaturë të huaj. Autorë të së cilës janë disa prej shkrimtarëve më të lexuar sot; si Gjergj Fishta, Petro Marko, Anton Arapi etj.

20:19
Greqia: Sanksione Turqisë/ Reagimi ndaj kthimit të Shën Sofisë në xhami

Greqia ka kërkuar të përgatisë një kuadër sanksionesh kundër Turqisë në rast se Ankaraja tenton të shkelë të drejtat sovrane të saj.

20:13
Ekspozita e Abaz Hados/ Nuk ka pesimizëm edhe pse punimet janë realizuar gjatë izolimit

Një ekspozitë që na vjen pas një periudhe karantine dhe vijon të jetë në periudhë pandemie. Megjithatë një ekspozitë me tone pozitive, mbase rilindjeje. Këtë gjë na i shpjegojnë shumë mirë edhe lulet këtu.

19:56
Tamponët, monopol i shtetit/ Kosova licencoi laboratorët privatë për të rritur numrin e testimeve anti-covid

Përveç Instituti të Shendetit Publik, asnjë institucion tjetër shtetëror apo privat nuk ka të drejtë të bëjë tamponin e koronavirusit.

19:53
Nusja me alergji nga frutat e thata vdes pasi hëngri ëmbëlsirë në pritjen e dasmës

Një nuse e re ka vdekur në pritjen e martesës së saj pasi pësoi një krizë anafilaktike të shkaktuar nga alergjia prej frutave të thata.

19:51
Në shtet shkelen masat anti-covid/ Ndëshkohen subjektet tregtare, por ata që bëjnë thirrje janë të parët që nuk i zbatojnë

Nga mbi 108 mijë inspektime të kryera nga Task Forca anti-COVID gjatë epidemisë, janë vendosur rreth 400 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, ku vihet re së fundmi një vetë ndërgjegjësim në zbehje.

19:41
Hiqeshin si kurues dhe pretendonin se kishin kurën për covid/ Detajet: Të arrestuarit, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PD

Dy personat që u arrestuan pasi që prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, janë vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PD Andon Frroku.

19:37
Pa koalicione, kush humb e kush fiton/ Kume: Forcat e mëdha përfitojnë, votat e partive të vogla zerohen po s’kalojnë pragun

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare forcat politike do të garojnë pa koalicione parazgjedhore. Por, kush humb dhe kush fiton nga ndryshimet e reja Kushtetuese?

19:29
Transportonte nga Tirana në Kosovë 10 sirianë, arrestohet një person

Një shtetas është arrestuar nga policia e Lezhës.

19:22
Grupi tragjik i 27 vjeçarëve të muzikës që vdiqën të gjithë në të njëjtën moshë

Nga Ben Keough, Amy Winehouse, Kurt Cobain, Jimi Hendrix e reperi Lil Marlo që vdiq të dielën, historia e rrokut është e mbushur me ngjarje të pakëndshme që në ketë rast kanë si të përbashkët moshën e artistëve.

19:20
“Kemi ilaçe kundër covid”/ Arrestohen dy kuruesit e rremë, përzienin acidit klorhidrik me H2O dhe e shisnin për…

Dy persona që prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19,u vunë në pranga nga Policia e Lezhës.

19:12
Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër kthehet sërish

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës.

19:07
Dorina zbulon planet për të ardhmen: Do t’i bëj me financimet e mia një film qenit…

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar trajnerja e fitness-it Dorina Mema.