15:08
Kosovë/ Rritet numri i infektimeve me Covid-19, 130 raste brenda 24 orëve dhe 1 viktimë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan).