“I bindur që do fitojmë 22 deputetë”/ Rama i përgjigjet Muharremit: Zoti ta shtoftë inatin, nuk ndalohen tejkalimet

23/03/2021 17:38

Alfred Muharremi, i cili renditet në vendin e 25-të në listën e kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Tiranës ka folur me bindje për fitoren.

Por kryeministri Rama gjatë prezantimit  të kandidatëve theksoi se objektivi maksimal është 20, megjithatë nuk përjashtohen tejkalimet.

Muharremi: Jam me bindje të plotë se do të fitojmë 22 deputetë.

Rama: Ty Zoti ta shtoftë inatin se nuk të ndalon njeri të fitosh dhe 23 nëse është e mundur, por sidoqoftë 19 kemi si objektivin minimal dhe 20 si maksimal. Pastaj tejkalimet e objektivave nuk janë të ndaluara, përkundrazi janë të mirëpritura dhe për të mos ju marrë më shumë kohë, duke qenë se ëmbëlsirat lihen për fund, t’ja kaloj fjalën Luljetës.

Top Channel