Flori i ngjitur në paruke/ Gjashtë të arrestuar në aeroport për kontrabandë sendesh me vlerë (fotot)

23/03/2021 19:21

Autoritetet e doganës së aeroportit indian të Chennai thanë se kishin arrestuar 6 njerëz për kontrabandë floriri dhe valute të huaj, të fshehura në paruket e flokëve të tyre.

Magroob Akbarali e Zubair Hassan Rafiyutheen kishin tërhequr vëmendjen e zyrtarëve me stilet e dyshimta të flokëve.

Ata sapo ishin kthyer nga Dubai dhe u thirrën për kontroll nga oficerët, të cilët rrjedhimisht zbuluan se kishin rruar kokën në stil murgjish, për të fshehur aty kartmonedha të huaja dhe copa floriri me peshe rreth 1 kg secili.

Të dyshuarit kishin ngjitur sendet në majën e kokës së tyre dhe mbi të kishin vendosur paruken për t’i mbuluar.

Sasi tjetër floriri u gjet më pas dhe në çorapet e tyre si dhe e fshehur në organe trupore, në një vlerë totale prej $382,943. Oficerët kishin xhiruar skenat e kontrollit, të cilat kanë shkaktuar reagime qesharake në rrjetet sociale.

I arrestuar ishte gjithashtu një tregtar indian floriri i quajtur Thamin Ansari i cili kishte kontaktuar me Anbazhagan për shitjen e floririt.

Aeroporti i Chennai raportonte të tjera sekuestrime mallrash të padeklaruara në fundjavë, kryesisht flori dhe valutë të huaj.

FOTO GALERI
1/7
Te dyshuarit kishin tërhequr vëmendjen e zyrtarëve me stilet e dyshimta të flokëve.

Top Channel