Një nga videot më të shikuara në YouTube këto ditë është ajo për hotelin më të lirë në Evropë që Benjamin Rich vizitoi në mars të vitit 2019.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sapo të bëhet zëvendësimi i deputetëve që tashmë janë bërë ministra.
Vitamina D është vlerësuar si një hero kur bëhet fjalë për parandalimin e COVID-19, me efektin e saj në shëndetin imunitar duke shfaqur përfitime.
Një 30-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Itali.
Piktura më e madhe në botë është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai.
Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në analizë të saj të mërkurën me titullin “Shpresëdhënësi i Kosovës merr detyrën” shkruan, se gati në të njëjtën ditë pas rrëzimit të qeverisë së parë të Albin Kurtit, ai rizgjidhet kryeministër i Kosovës me një shumicë të ndjeshme votash dhe analizon sfidat e qeverisë së ardhshme.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është në spital që prej të hënës në një gjendje të paspecifikuar, njoftoi Reuters, duke cituar dy burime anonime. Sipas një prej burimeve, sëmundja e tij nuk është “asgjë serioze”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mund ta ketë të vështirë të sigurojë vende të mjaftueshme për të qëndruar në pushtet, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të së martës.
Një shtetas është arrestuar sot në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit, pasi është kapur me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë.
Mozzik dhe Hana janë bërë një dyshe e pandashme në ekranku të dy shfaqen duke buzëqeshur me një lumturi që i karakterizon.
Drejtorja ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, tha se enti rregullator evropian po analizon vaksinën ruse Sputnik V COVID-19 për autorizimin e mundshëm për përdorim në Bashkimin Evropian.
Emily, e cila pranoi të shërbente si nënë surrogate për një çift në Kinë, ende po kujdeset për foshnjën e tyre pas 10 muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kanali i Suezit në Egjipt, është bllokuar nga një anije e madhe transporti që ka ngecur në breg pasi ka humbur kontrollin, duke shkaktuar një bllokim trafiku të anijeve të transportit në rajon.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në kompleksin memorial në Gllogjan, ku ka thënë se vetëm duke kujtuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe sakrificën e popullit për liri.
24 marsi shënon sot 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Serbi.
Gjykata ka lënë në burg Albert Zajën , një autorët e ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit.
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ku në orën 20:45 të dy skuadrat do të zbarkojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ditën e djeshme (e martë), kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka hedhur akuza ndaj qeverisë në këtë shtet, duke thënë se kanë ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit.
Të konsumoni ushqim në tryezën e ngrënies mund të jetë shumë komode, por jo domosdoshmërisht gjëja më e mirë për shëndetin tuaj.
Sot janë bërë 22 vite nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e cila njihet ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit”.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh kandidate për presidente, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ku 22 vite më parë NATO filloi bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe.
Shumë fshatra të njësive administrative të bashkisë Bulqizë vijojnë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të ulët dhe atë të mesëm nga reshjet e 3 ditëve të fundit.
Sot në Hagë do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
3 shtetas, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike janë arrestuar sot, në Elbasan.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me kryesuesen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve më 25 prill, Ursula Gacek.
Presidenti Ilir Meta ka ditëlindjen sot dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me anë të një statusi në rrjetet sociale i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit të saj.
Një vajzë shtatë vjeçare është qëlluar për vdekje në Mianmar, duke u bërë viktima më e re në grushtin e shtetit ushtarak.
Biblioteka e bashkisë se Haniasë në Kretë,tashmë do të ketë në dispozicionin e saj,një fond me libra shqip të dhuruar prej shoqatës së emigrantëve shqiptarë që jetojnë atje.
Këngëtari i mirënjohur shkodran, mjeshtri madh i muzikës popullore Bujar Qamili pak kohë më parë u infektua me Covid, duke kaluar kështu eksperiencën më të vështirë shëndetësore në jetën e tij.
Gjumi ka ciklet e tij dhe shpesh të flemë shumë është po aq e dëmshme sa të flemë pak. E mira është, që të llogarisim një orar të saktë të gjumit dhe zgjimit në mëngjes.
Një projekt me qëllim për të ftohur planetin Tokë mund të ketë provën e parë në muajin qershor, ku stratosfera do të spërkatet me miliona tonë allçi.
Prokuroria e Tiranës u ka vendosur sekuestro pasurive të Devi Kasmit i ekzekutuar në vitin 2018 dhe familjarëve të tij.
Ligjvënësit armenë kanë votuar për t’i dhënë fund gjendjes së luftës, para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në qershor të këtij viti.
Prodhuesi më i madh i makinave kineze, Geely po lançon një markë të makinave elektrike .
Ministri i Financave i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njeriu i dytë më i fuqishëm në Dubai, Sheik Hamdan, ka ndërruar jetë në moshën 75- vjeçare.
Autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në orën 9.30 do të paraqitet në gjykatën e Fierit për tu njohur me masën e sigurisë.
Presidenti Joe Biden tha se ai kishte folur të martën me Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland dhe Drejtorin e FBI-së Christopher Wray rreth incidentit me armë që ndodhi të hënën në Boulder Kolorados, ku u vranë dhjetë njerëz.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe te Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz, në ditën e shënimit të 22-vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve serbe.
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Epidemiologu Klinik, Ilir Alimehmeti deklaroi në “Wake Up” se tani në pranverë pritet një ulje e rasteve me Covid-19.
Një 34-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Itali në rrethana misterioze. Mediat italiane raportojnë se Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra të Italisë, është gjetur i pajetë në një pyll jo shumë larg qytetit.
Bien në prangat e policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Sot mbushen 22 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës.
Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burgu në Rangoon, kanë raportuar dëshmitarët dhe mediat lokale.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, kërkoi të martën që Partia Socialiste të pozicionohet qartë për rastin e deputetit Tom Doshi, dhe rikandidimin e tij në zgjedhjet e 25 Prillit, si kryetar i Partisë socialdemokrate.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm por që në zonat verilindore dhe juglindore mund të ketë reshje të izoluara gjatë paradites.
Drejtorja ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, (EMA) tha të martën se enti rregullator evropian po analizon vaksinën ruse Sputnik V COVID-19 për autorizimin e mundshëm për përdorim në Bashkimin Evropian.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të martën në Bruksel me 29 homologët e tij të NATO-s, pas një periudhe 4 vjeçare marrdhëniesh të vështira, kohë kur Uashingtoni e portretizonte aleancën si të vjetëruar, të ndarë dhe në krizë.
Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.
Uthulla e mollës është një produkt i lakmuar e i reklamuar në të mirë të organizmit dhe higjenës shtëpiake. Vlerat e uthullës së mollës janë tashmë të provuara, por ajo nuk zgjidh çdo problem tuajin. Ka shumë studime që thonë se uthulla e mollës të ndihmon të humbasësh në peshë.
Mishi, salsiçet apo sallamet e ndryshëm me siguri janë zgjidhja për të shijuar një vakt e shumë prej jush. Megjithëse janë produkte me bazë mishi dhe janë të pasur me protein, ekspertët rendisin një sërë efektesh negative që kjo kategori ushqimesh i shkakton trupit.
Autori i sulmit të përgjakshëm brenda një marketi në Colorado të SHBA-ve është bërë publik dhe bëhet fjalë për një të ri të lindur në Siri.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mori sot vaksinën antiCOVID-19, njoftoi Kremlini zyrtar dhe ndryshe nga udhëheqësit e tjerë botërorë, ai e bëri këtë larg mediave.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shpallur një “fitore të madhe” për bllokun e tij të djathtë në zgjedhjet parlamentare në Izrael, pavarësisht faktit se rezultatet zyrtare mund të mos dihen edhe për disa ditë në vijim, raporton AP.
Koreja e Veriu testoi raketa të shumta me rreze të shkurtër veprimi fundjavën e kaluar, pasi denoncoi Washingtonin për vazhdimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.
Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 100 milionë.
Në zjarrin që shpërtheu dje në kampin e refugjatëve Rohingya në Cox’s Bazar të Bangladeshit kanë humbur jetën të paktën 15 persona ndërsa 400 janë të zhdukur.
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 26.182 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.006 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,06 milionë.
Martin Bashir është reporteri i BBC që intervistoi Princeshën Diana në vitin 1995 dhe i cili është akuzuar se e siguroi intervistën përmes gënjeshtrës.
Pavarësisht negociatave të vazhdueshme muajt e fundit, Gianluigi Donnarumma dhe Milani duken ende larg marrëveshjes për një kontratë të re, duke qenë se aktualja skadon në fund të sezonit.
Klaus Gjasula përcolli optimizëm në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës. Mesfushori Hamburgut, edhe pse nuk është ende në 100% të formës, tha se mund ta japë kontribut në këto ndeshje eliminatore.
Sipas mediave të huaja në një fabrikë izraelite ka filluar të prodhohet një spraj për hundët, i cili ka aftësinë të “vrasë” 99.9% të grimcave të koronavirusit.
Teknologjia blockchain është më e avancuara e momentit dhe është ajo që qeevritë duan, por jo monedhat. Sepse përmes teknologjisë blokçejn mund të zgjidhësh kontrata, mund të bëh vendimarrje pa patur nevojën e rekrutimit të një stafi me 100 persona.
Gent Progni është zhvillues uebi. Ai e përdor bitcoin për të blerë në internet servera që i duhen për punën e tij të përditshme. Kjo i intereson sepse kompanitë ku ai është klient nxisin pagesat me bitcoin duke bërë oferta në ulje çmimesh për produktet e kërkuara.
Kadri Manaj me profesion programues dhe inxhinier prej disa vitesh ka çelur një platformë dixhitale ku asiston në mënyrë inteligjente aparaturat e prodhimit të bitcoin dhe monedhave të tjera virtuale. Platforma sinjalizon në çdo kohë, kudo ku janë këto paisje anembanë globit nëse ato janë fikur, kanë pamjaftueshmëri të energjisë elektrike, u është rritur temperatura dhe po prodhojnë jo mjaftueshëm, etj. Është një sistem i automatizuar pa qenë nevoja ti diagnostikosh paisjet në vend.
Bitcoin është kritikuar për përdorimin në transaksione të paligjshme. Shumë syresh, edhe mes akademikëve dhe biznesmenëve të mëdhenj të globit e kanë quajtur atë si një flluskë spekulative.
Bitcoinin mund ta kesh në telefon, kompjuter dhe çdo mjet tjetër teknologjik duke hapur një portofol. Me të mund të paguash në restorant, të blesh në dyqan, ta këmbesh me valuta të tjera fizike, të investosh në asete, të blesh pronë apo kompani, etj.
Ligji dhe rregullat janë një për të gjithë, e në Norvegji, nuk bën përjashton as vetë kryetarja e qeverisë.
Por çfarë janë monedhat virtuale, aktualisht të përfaqësuara nga Bitcoin që bart 65% të tregut dhe çfarë është teknologjia blockchain që bën të mundur funksionimin e këtij ekosistemi?
Vladimir Putin e bëri më në fund dhe ai vaksinën kundër koronavirusit.
Përdorimi i parasë fizike tradicionale nuk është realiteti i vetëm financiar sot.
Vaksina ruse ka mbërritur në vendin tonë dhe do të vaksinohen të moshuarit +80, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe vaksinat kineze.
Publikimi i të dhënave inkurajuese nga kompania AstraZeneca në lidhje me testimet e vaksinës së saj në Shtetet e Bashkuara rriti shpresat se kompania farmaceutike i tejkaloi problemet e mëparshme.
Me një program vaksinimi që mund të quhet pa frikë një sukses, dhe shifrat e pandemisë në rënie, Britania e Madhe po kërkon me cdo kusht ta ruajë atë cfarë ka arritur.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se të moshuarit +80 do të vaksinohet me vaksinën ruse Sputnik V.
Mjeku i njohur shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, foli për vaksinën kineze dhe efektin e saj në Amerikën Latine.
Flutura Açka dhe Ilir Yzeiri kanë komentuar librin që ka publikuar Lulzim Basha vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, në emisionin “Top Talk” nga gazetari Denis Dyrnjaja.
Strukturat e perceptueshme të pafundësisë së universit, janë çuditërisht shumë të krahasueshme me rrjetet e neuroneve të trurit njerëzor, thonë së fundmi studiuesit.
Mjeku Ilir Alimehmeti është skeptik në lidhje me përdorimin e vaksinës ruse në vendin tonë.
Përveç Pfizer, AstraZeneca, në vendin tonë ka hyrë vaksina ruse dhe së shpejti do të mbërrijë edhe vaksina kineze.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur në “Open” në lidhje me vaksinën kineze dhe atë ruse.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike 4 modele të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për të siguruar vaksinën kineze nëpërmjet distributorit turk.
Një doktoreshë femër është rrahur dhe është hedhur drejt vdekjes se saj nga kati i gjashtë i apartamentit të saj në Egjipt, në vrasjen e quajtur “të nderit” pasi kishte ftuar kolegun e saj mashkull në apartament.
Edhe pse i gjithë rrethi i Bulqizës u pushtua nga ngricat, reshjet e dëborës kanë sjelle edhe bukurinë e saj.
Situata në Malin e Zi është tensionuar pasi qeveria ka ndryshuar kufirin administrativ të komunës shqiptare të Tuzit dhe një pjesë të saj ia ka kaluar Podgoricës.
Një zjarr gjigand ka përfshirë një shtëpi kujdesi për të moshuarit në New York, duke lënë disa njerëz të bllokuar brenda ndërtesës, thonin sot raportimet.
Fiks Fare siguroi dhjetëra dokumente nga spitalet e Shqipërisë dhe spitalet e Maqedonisë së Veriut për blerjen e oksigjenit. Gazetarët krahasuan pikërisht çmimet për blerjen e 1 litri. Spitali Rajonal i Korçës e blen 1 litër për plot 135 lekë të rinj. Ndërkohë, Spitali i Shkupit e blen për vetën 68 lekë. Pra, Korça e blen pothuajse dyfish.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës procedurat e Spitalit Rajonal të Korçës për tenderin 1 milionë euro të oksigjenit spitalor.
Kryeministri Rama është ndalur në Tiranë në turin e tij për prezantimin e kandidatëve për deputetë, teksa shprehu bindjen se Partia Socialiste do të fitojë 20 mandate.
Me zotimin e tyre të fundit, ministrat e Jashtëm të NATO-s e dëshmuan edhe një herë qartë se kërcënim kryesor për sigurinë euro-atlantike konsiderojnë Rusinë.
Policia e Elbasanit ka zhvilluar një aksion në këtë qytet duke bërë kontroll në disa lagje e lokale për të kapur persona me precedencë penale.
TIRANË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një e moshuar ka rënë nga ballkoni dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Një aksident ka ndodhur ditën e stome në Tiranë, ku një 10-vjeçar është përplasur nga makina.
Devoll – Një aksident ka ndodhur në Bitinckë.
Universitetet publike dhe private kanë nisur ditët e informimit për rreth 34 mijë maturantët për ti qartësuar në lidhje me zgjedhjen e degëve të studimit që duan por dhe kriteret që duhet të përmbushin.
Gjykata e Tiranës ka dhënë 16 vite burg për 29-vjeçarin Noel Dishi, i cili vrau me armë zjarri shokun e tij Vilson Tafçiun, mbrëmjen e 20 janarit 2020, në zonën e Astirit në kryeqytet.
Implementimi i sistemit VAR në Shqipëri ka mbërritur në fazën finale. Aktualisht 20 arbitrat po trajnohen me sistemin dhe brenda kësaj jave do të mbyllin testimin e tyre teorik për të kaluar shumë shpejt edhe në pjesën praktike.
Me 96 vota pro parlamenti miratoi 10 ligjeve me karakter teknik, të ndërthurura me reformën në drejtësi me synimin e dhënies së një efikasiteti edhe më të madh.